Banorët e një fshati në Berat kanë protestuar sot duke bllokuar punimet e gazsjellësit TAP. Banorët e Ullinjasit thonë se nuk kanë marrë dëmshpërblimet për tokën nga do të kalojë ky projekt strategjik.
Ata ankohen se përveç dëmshpërblimit të padhënë, prej tre muajsh u është shkatërruar rruga dhe ura e vetme e cila i lidh me pjesën tjetër të fshatit. Banorët thonë se do të protestojnë çdo ditë, duke penguar punën për gazsjellësin nëse nuk u zgjidhen kërkesat.