Aktualitet

Berat/ Ambulanca përplaset me një kamionçinë të mbushur me bombola gazi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 05/07/21 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen esë hënës në aksin rrugor Axhensi-Spital, në vendin e quajtur “Rrapi”, në lagjen “30-Vjetori”.

Sipas news 24, mjeti, tip Ford kamionçinë që ishte i mbushur me bombola gazi është përplasur me një ambulancë, që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi për shkak të një emergjence.

Nga përplasje midis dy mjeteve janë regjistruar dëme materiale, ndërsa mjekët që ndodheshin brenda në ambulancë dhe pacienti kanë marrë plagë të lehta, ashtu sikurse edhe dy drejtuesit e mjeteve.

Pas aksidentit, bombulat e gazit janë hequr me shpejtësi nga një tjetër automjet ,për të shmangur rrezikun e ndonjë shpërthimi të mundshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al

Pas