Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

2025/06/24 at 2:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë publike pas akuzave ndaj tij sa i takon çështjes së sterilizimit, por jo vetëm.

Beqaj në deklaratën e tij është shprehur se prej nëntë vitesh është kthyer në interes publik ajo që ndryshe quhet “kontrata e sterilizimit”, teksa ka theksuar se monitorimi i kësaj kontrate është shndërruar në një lloj sporti kombëtar.

“Prej nëntë vitesh është kthyer në interes publik ajo që ndryshe quhet “kontrata e sterilizimit”. Madje, monitorimi i kësaj kontrate është shndërruar në një lloj sporti kombëtar, ku shumë garojnë për të nxjerrë rekordin e radhës të keqinterpretimit. Nuk ka rëndësi as objekti i kontratës, as shifrat reale, as rezultatet faktike. Mjafton një e pavërtetë që të përsëritet aq shpesh sa të duket si e vetmja e vërtetë”, shprehet Beqaj.

Në deklaratën e tij, ish-ministri ka renditur disa të pavërteta të monitoruara publikisht, që sipas tij janë përmendur shpesh:

E pavërteta nr. 1: Kontrata e sterilizimit.

Në fakt, kontrata as që ka emër të tillë. Objekt i saj është “furnizimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale”. Si shumë gjëra që huazojmë nga Italia, edhe kjo kontratë ndjek modelin e “gestione integrata dello strumentario chirurgico”. Kush ka sy të lexojë, le ta lexojë.

E pavërteta nr. 2: Janë shpenzuar 50% më shumë se vlera fillestare.

Nga dhjetori 2015 deri më 30 prill 2025 janë shpenzuar 11.6 miliardë lekë – shumë më pak se 15 miliardë, që përmendet shpesh si “shifra e tmerrit”. Deri në fund të kontratës, shpenzimet nuk pritet të kalojnë 13 miliardë.

E pavërteta nr. 3: Është tejkaluar vlera e kontratës.

Në të vërtetë, është tejkaluar sasia e ndërhyrjeve kirurgjikale. Kontrata parashikonte 50 mijë operacione në vit, ndërkohë që janë realizuar rreth 65 mijë – një rritje prej 30%. Dhe, për habinë e monitoruesve, kur rritet sasia e shërbimit, rritet proporcionalisht edhe pagesa. Pra, nuk është çështje abuzimi, por çështje aritmetike.

E pavërteta nr. 4: TVSH përfshihet në koston e kontratës.

Në çdo kontratë publike, TVSH nuk përfshihet në vlerën e kontratës – kjo është elementare. Po si t’ua thuash monitoruesve që nuk lexojnë as titullin e kontratës?

E pavërteta nr. 5: Vlera në lekë është rritur se tani përkthehet në euro.

Sipas kësaj logjike, çdo gjë që ka ndodhur para rritjes së euros duhet të quhet e fryrë. Nëse një kontratë është në një monedhë të caktuar, çdo referim dhe monitorim duhet bërë në atë monedhe. Përndryshe, nëse një kontratë ka qenë 140 lekë (1 euro) kur euro ishte 1 me 140, sot të thuash se është bërë 1.4 euro apo 40 % më shumë është manipulim bazik financiar.

E pavërteta nr. 6: Nuk ka monitorim të efekteve reale të kontratës.

Një nga përfitimet më të rëndësishme të kontratës për furnizimin me sete të personalizuara kirurgjikale ka të bëjë me ndikimin që ajo ka pasur në dita-mesatare të qëndrimit në spital, një indikator kyç i performancës së sistemit shëndetësor. Ndër të tjera më poshtë, Beqaj ka nxjerrë edhe fakte që sipas tij tregojnë se kjo kontratë  ka kontribuar jo vetëm në rritjen e aksesit në shërbime shëndetësore falas, por edhe në rritjen e efikasitetit të sistemit, përmes shkurtimit të kohës së shërbimit për pacientin dhe lirimit më të shpejtë të kapaciteteve spitalore./tvklan.al

Ju sugjerojmë

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë
Aktualitet

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë

17 Gusht, 2025 6:10 pm
Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari

17 Gusht, 2025 6:00 pm
Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë
Rajoni

Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë

17 Gusht, 2025 5:51 pm
Witkoff: Putini u pajtua me garanci të sigurisë të modelit të NATO-s për Ukrainën
Bota

Witkoff: Putini u pajtua me garanci të sigurisë të modelit të NATO-s për Ukrainën

17 Gusht, 2025 5:36 pm
Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
Kryesore

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

17 Gusht, 2025 5:12 pm
Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve
Aktualitet

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

17 Gusht, 2025 4:40 pm
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Protestat në Serbi,Vuçiç:Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

17 Gusht, 2025 4:27 pm
Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan
Bota

Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

17 Gusht, 2025 4:08 pm
“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn
Bota

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

17 Gusht, 2025 3:53 pm
Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit
Bota

Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit

17 Gusht, 2025 3:50 pm
Para
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

TE FUNDIT

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë
17 Gusht, 2025

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të...

Lexo më shumë

Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari

Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari
17 Gusht, 2025

Në Gjykatën e Korçës është zhvilluar pasditen e sotme seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për...

Lexo më shumë

Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë

Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë
17 Gusht, 2025

Rreth 50 turistë prej Izraelit, që kanë qenë duke qëndruar në Sarajevë, kanë raportuar se u kanë humbur pasaportat, kanë...

Lexo më shumë

Witkoff: Putini u pajtua me garanci të sigurisë të modelit të NATO-s për Ukrainën

Witkoff: Putini u pajtua me garanci të sigurisë të modelit të NATO-s për Ukrainën
17 Gusht, 2025

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka thënë të dielën se lideri rus, Vladimir Putin është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com