Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beqaj nuk ndalet, urdhër për shkarkimin e mjekëve e infermierëve në Shkodër e Elbasan

2016/02/06 at 12:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kukulla Barbie behet Sexy!

Urdhri për shkarkimin e një numri të caktuar të punonjësve të shëndetësisë mbërriti edhe në Shkodër e Elbasan. Lajm që sipas mjekëve, s’mund të ngjallë veçse neveri, urrejtje, përbuzje dhe mosbindje civile ndaj një vendimi të pabazë, që u heq bukën e gojës jo pak, por 90 punonjësve të shëndetësisë në spitalin rajonal të Shkodrës. Vetëm një ditë pas publikimit të shkresës zyrtare të ministrit të Shëndetësisë, i cili i kërkon drejtoreshës së spitalit rajonal të Shkodrës shkarkimin e 90 punonjësve, me të drejtë këta të fundit kërkojnë t’i argumentohet arsyeja e këtij vendimi. Si në çdo qytet tjetër të vendit, ku ka mbërritur më parë e njëjta shkresë, edhe në Shkodër, mjekë, infermierë dhe sanitarë protestuan në ambientet e jashtme të spitalit, të vendosur për të kundërshtuar urdhrin e ministrit Beqaj, theksojnë se refuzojnë t’i binden. Bluzat e bardha të mbështetura edhe nga bashkimi i sindikatave të pavarura kanë dalë në protestë duke kundërshtuar këtë vendim, që sipas tyre është absurd dhe që bie në kundërshtim edhe me Kodin e Punës.

Pjesa më e madhe e sanitareve, në pavijonin që preket më shumë nga reduktimi i stafit, ku parashikohen përkatësisht 65 largime nga detyra thonë se kanë mbi 20 vite që punojnë në këtë institucion, për këtë arsye nuk do të largohen pa marrë një përgjigje nga ministri i Shëndetësisë. “Jetojnë 6 veta vetëm me rrogën time. Gjithë natën kam qenë e sëmurë me tension, rrezik me u paralizu prej idhnimit”, tregon një prej sanitareve. Një tjetër kolege e saj, njësoj e shqetësuar për “hallin” që i ka rënë mbi supe shprehet: “S’e di nëse e kemi pas një vërejtje dhe me na heq tani pas 25 vjetëve. Vjen ai tjetri prej rruge dhe hyn, ne kemi lënë 25 vjet eshtrat këtu”. Ndërsa kryeinfermieri i kirurgjisë, njëherësh kreu i Sindikatës së Shëndetësisë, Paolo Kaceri, e quan absurd këtë vendim dhe i kërkon ministrit Beqaj që përpara se të bëjë të tilla reforma, t’i sigurojë detergjentë spitalit dhe medikamente që janë domosdoshmëri për jetën e pacientit.

“Do kemi bllokim të punës nga reparti i kirurgjisë për arsye se po hiqen struktura të mirëformuara dhe të konsoliduara prej shumë vitesh, po hiqen dhe hedhen në rrugë të madhe”, deklaroi kryeinfermieri Kaceri. Në mbrojtje të së njëjtës kauzë, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë në Shkodër, Albert Tukaj, i pranishëm në protestën e djeshme, theksoi se “sektori i shëndetësisë në Shkodër nuk është pronë private për të bërë ministri ç’a t’i thotë koka e tij, por është sektor publik i rëndësisë së veçantë”. Zyrtarisht mësohet se shkresa e mbërritur në zyrën e drejtoreshës së Spitalit të Shkodrës kërkon rankim të punonjësve dhe firmosjen e shkarkimit për 90 prej tyre.

Situatë e ngjashme tensioni është paraqitur edhe në qytetin e Elbasanit, ku dhjetëra punonjës të Spitalit Rajonal të Elbasanit kanë protestuar dje paradite kundër vendimit për largimin e tyre nga puna. Më shumë se 80 infermierë, sanitarë dhe punonjës të shërbimeve të tjera në Spitalin Rajonal të Elbasanit janë larguar nga detyra, po me urdhër të ministrit të Shëndetësisë. Punonjësit e prekur nga ky vendim thonë se kanë mbi 20 vite punë dhe se largimi i tyre është i padrejtë, pasi, siç pretendojnë ata, kjo po bëhet me qëllim zëvendësimin e tyre me punonjës të tjerë të rinj, militantë të Partisë Socialiste. E kontaktuar nga “Top Channel”, drejtoresha e spitalit të Elbasanit, tha se për largimet nga puna është parë niveli i arsimimit dhe performanca e çdo punonjësi. Sipas saj, asnjë nga pretendimet e punonjësve për largime të padrejta nuk qëndron. Por, pavarësisht këtij shpjegimi, të larguarit nga puna kanë deklaruar se do të vijojnë protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Të tjerë precedentë të ngjashëm regjistrohen edhe në spitalet e tjera rajonale të vendit, ku veçohet rasti i spitalit të Rrëshenit, ku drejtori Pjetër Ndoji paraqiti dorëheqjen në vend që të shkarkonte nga detyra punonjësit, me të cilët pohoi se ka punuar një jetë, ngjarje që u pasua me atë që ndodhi në spitalin e Burrelit, ku drejtori, Ylli Berberi, gjithashtu dha dorëheqjen në shenjë mosbindje ndaj reformës së ndërmarrë nga Beqaj.

Ju sugjerojmë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Para
Adoleshentja selfie në Facebook: I dashuri do të më vrasë

Adoleshentja selfie në Facebook: I dashuri do të më vrasë

Arrestohet shqiptari sapo del nga burgu, përdhunoi rumunen gjatë gjithë natës   

Djali filmon të atin duke përdhunuar nënën pas divorcit

Noka: Qeverisemi nga organizata kriminale. Tahiri ushtar i bandave, Rama kordinatori.

PD: Droga në Bari e Habilajve, Tahiri garanti i kriminelëve

Please login to join discussion

TE FUNDIT

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
8 Qershor, 2025

Prej 25 vitesh, në shtëpinë ku  Lavdia jeton me familjen e saj dhe të kunatit, Gazmendit, nuk ka pasur harmoni. Siç ajo parashtron problemin në...

Lexo më shumë

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
8 Qershor, 2025

Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Angeles-it, është përballur me kritika të ashpra nga republikanët dhe Presidenti Donald Trump...

Lexo më shumë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com