Raundi i parë i zgjedhjeve lokale të së dielës në Itali rezervoi jo pak surpriza për Partinë Demokratike të kryeministrit Matteo Renzi.
Lëvizja “Cinque Stelle” e Beppe Grillos arriti të marrë një rezultat historik në Romë dhe Torino. Në kryeqytetin italian kandidatja e “Cinque Stelle” Virginia Raggi mori më shumë se 35% të votave, ndërsa partia që ajo përfaqëson fitoi në 13 nga 15 komunat.
Edhe në Torino “Cinque Stelle” doli partia e parë me rreth 30% të votave.
Një rezultat zhgënjyes për Partinë Demokratike të kryeministrit Renci, i cili pranon se priste më shumë nga këto zgjedhje, por gjithësesi nuk e humb shpresën, pasi siç thotë ai, asnjë kryebashkiak nuk zgjidhet që në raundin e parë.
Në raundin e parë të zgjedhjeve u votua në më shumë se 1300 Bashki e Komuna në të gjithë Italinë. Më shumë se 13 milonë italianë votuan në këtë fazë, duke kapur kuotën e 62%.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 19 Qershor.
Tv Klan