Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beogradi reagon ashpër pas mbylljes së zyrave postale: Kurtit po synon të provokojë një konflikt të hapur

2024/08/06 at 11:15 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Beogradi reagon ashpër pas mbylljes së zyrave postale: Kurtit po synon të provokojë një konflikt të hapur

Pas një operacioni kontrolli në veri të vendit, që zgjati gjatë gjithë ditës së hënë (05.08) policia e Kosovës mbylli nëntë filiale të Postës së Serbisë që veprojnë në Kosovë.


Sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP) këto zyra nuk kishin licencë. Mbyllja e zyrave postare nxiti reagimin e ashpër të Beogradit zyrtar, i cili tha se “qeveria e Kosovës po tenton të nxisë konflikt”. Sipas policisë operacioni në veri është kryer me kërkesë të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Gjatë operacionit janë “konfiskuar materiale dhe me vendim të autoritetit kompetent janë mbyllur nëntë zyra poste, nën dyshimin për veprim pa liçencë dhe nuk kanë qenë të regjistruara në institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim të policisë.

Në një njoftim për mediat Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tha se “në të kaluarën janë bërë përpjekje që çështja e operimit të postës të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbinë Bruksel, por si pasojë e kundërshtimit nga pala serbe, kjo çështje asnjëherë nuk është trajtuar edhe pse është përmendur në Marrëveshjen për Telekomunikacion”.

Sipas ARKEP “Posta e Serbisë nuk figuron e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit te Bizneseve dhe nuk ka certifikatë biznesi dhe numër fiskal”. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është institucion rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit.

Beogradi reagon

I menjëherëshëm ishte reagimi i autoritetve të Beogradit, të cilat thanë se “me veprimet e fundit në veri të Kosovës, qeveria e Albin Kurtit po synon të provokojë një konflikt të hapur”. “Banditët e tij në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet, pushtuan hapësirat e Postës në Leposaviç, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok.

Bëhet fjalë për një krizë të re të drejtuar nga Albin Kurti, i cili në këtë mënyrë dëshiron t’i dëbojë të gjithë serbët nga Kosova, duke ua mohuar të gjitha të drejtat elementare të njeriut dhe duke i frikësuar ata. Veprimet e sotme, janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Telekomunikacionit të vitit 2015, ku thuhet se çështjet e shërbimit postar do të zgjidhen ekskluzivisht me dialog”, thuhet në një reagim të zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e serbisë.

Kurse Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, tha se “heqja e shërbimeve postare, pas heqjes së dinarit është goditja më e rëndë për funksionimin e institucioneve serbe dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët në këto zona”.

“Edhe një herë i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë urgjentisht dhe ta ndalojë Kurtin të përpiqet të dëbojë serbët nga vatrat e tyre, sepse është detyrë e tyre të mbrojnë të gjithë qytetarët, përfshirë serbët dhe të mos lejojnë paqëndrueshmëri rajonale”, thuhet në reagimin e Srpska.

Posta e Serbisë në Kosovë kryen pagesa të ndryshme për serbët në Kosovë, prej fondeve që ndan qeveria serbe për ta, që përfshin: pagat, shtesat për fëmijë dhe pensionet. Po ashtu përmes Postës së Serbisë në Kosovë kryhen edhe pagesa të ndryshme për shërbimet që marrin qytetarët nga institucionet paralele të Serbisë, për nxjerrjen e dokumenteve serbe, pagesa për provime, dërgesa parash, etj./DW



Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Uragani Debby nxjerr në plazhin e Floridës kokainë me vlerë 1 milion dollarë

Uragani Debby nxjerr në plazhin e Floridës kokainë me vlerë 1 milion dollarë

Mbytet një 29 vjeçar në plazhin e Zvërnecit

Pësoi arrest kardiak sapo hyri në det, humb jetën 72-vjeçari

Osmani për “Reuters”: Do të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me çdo çmim!

Presidenca e Kosovës: Për keqardhje mënyra se si u trajtua incidenti në Shkup gjatë konferencës Kurti-Mickoski
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com