BEOGRAD-Godina e Pallatit të Drejtësisë në Beograd u evakuua paraditen e sotme pas paralajmërimit se aty ndodhej një bombë. Pas kësaj shërbimet e specializuara nisën të kryejnë kontrollet për vërtetësinë e këtij informacioni.
Sipas “Anadollu Agency”, pak para orës 10:00, në Ministrinë e Punëve të Brendshme arriti një alarm se në Pallatin e Drejtësisë ka një bombë. Në këtë ndërtesë ndodhet Gjykata e Parë, e Dytë dhe Gjykata e Lartë në Beograd, si dhe prokuroritë.
Ndërkohë shpesh janë dhënë alarme të rremë, në të shumtën e rasteve nga ata që dëshironin të shtyjnë gjykimet. Me ashpërsimin e ligjit penal për alarme të rremë, këto raste janë zvogëluar.