Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me katër vite burg shtetasin Gentian Çollakun.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çollaku do të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg.
Ai u dënua për veprën penale të nxitjes dhe propagandës për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste.
Prokuroria e Posaçme kërkoi në pretencën e saj dënimin me 4 vite e 6 muaj. Gentjan Çollaku me origjinë nga Kavaja u arrestua nga anti-terrori pasi bënte thirrje për terrorizëm në rrjete sociale.
Kujtojmë se, më 21 janar 2021, anti-terrori konstatoi se në profilin e tij në “Facebook” ishin shpërndarë foto të krerëve të ISIS./Opinion.al