Futbollistët e Tiranës kanë rezultuar negativë pas kryerjes së analizave për Covid-19.
Skuadra u detyrua të kryejë testin pas ndeshjes së mesjavës në Ballsh ndaj Bylisit.
Ministria e Shëndetësisë i dorëzoi një shkresë zyrtare klubit bardheblu, ku e njofton se i gjithë ekipi duhet t’i nënshtrohet testit të tamponit. Kjo, pasi futbollistët dhe stafi ishin të ekspozuar ndaj Covid-19 gjatë ndeshjes në Ballsh, prej rastit të futbollistit Qardaku.
Analizat u kryen të shtunën, vetëm pak orë përpara ndeshjes në Gjirokastër me Luftëtarin./Opinion.al