Një konflikt për motive të dobëta ka çuar në dhunë ndaj një 48 – vjeçari në qytetin e Elbasanit. Burime nga policia e këtij qyteti thonë se autorë të dyshuar janë dy vëllezër, njëri prej të cilëve është arrestuar.
Ai është 31 – vjeçari Endrit Çeka, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, sqaron policia, u bë pasi në bashkëpunim me vëllain e tij, 27 – vjeçarin E.Çeka, dyshohen të kenë kanosur dhe goditur me sende të forta 48 – vjeçarin, R.N, banues në Elbasan.
Aktualisht, policia ka shpallur në kërkim 27 – vjeçarin Çeka.
Dy vëllezërit akuzohen për “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja, kryer në bashkëpunim”./tvklan.al