Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes nga tërmeti 6.4 ballë, cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Lidhur me situatën e rëndë ku ndodhet vendi, kryeministri Edi Rama, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës, duke theksuar se është i gatshëm të ulet në tryezë për të dëggjuar propozimet konkretet të tyre.
Por, kjo thirrje është interpretuar se, kryeministri Rama po përdor tragjedinë, për të bërë politikë dhe propagandë.
Ndërkohë, në një tjetër reagim, Rama u është përgjigjur zërave duke theksuar se nuk është koha për polemika dhe se “Opozita mund të jetë shumë më e vlefshme se sa deri tani. Jo për mua, për njerëzit po sigurisht kjo është me dëshirë.”
Reagimi
Politikë&propagandë ulja në tryezë për këtë hall të madh që i ka rënë Shqipërisë në kurriz dhe kërkuar bashkë zgjidhjet më të mira? Askush nuk ka nge për polemika! Opozita mund të jetë shumë më e vlefshme se sa deri tani. Jo për mua #PërNjerëzit po sigurisht kjo është me dëshirë./Opinion.al