Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushi:Kurti, i vetmi njeri në planet që ka bërë bashkë 3 superfuqi, jeton si martir

2023/06/14 at 1:27 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Macron, Scholz dhe Meloni i nisin letër Kurtit

Nga Ben Blushi


BOTA SIPAS ALBIN KURTIT

Duket e padrejtë të godasësh dikë që mendon se të gjithë janë duke i ngulur nga një thikë pas shpine. Ky është rasti i Albin Kurtit. Atë po e gadasin të gjithë, nga brenda dhe nga jashtë Kosovës, nga afër, nga anash, nga larg dhe nga lart.

Megjithëse të gjithë kanë të drejtë kur i kërkojnë të sillet si një politikan i përgjegjshëm, të gjithë e kanë gabim kur mendojnë se ai ndjehet keq.

Pandjeshmëria është pika më e fortë e Albinit.

Ai nuk jeton si një poltikan me lëkurë të hollë, por si një martir pa trup dhe prandaj pa lëkurë. Martirët nuk kanë lidhje me plagët, me dhimbjet dhe me torturat e shpirtit. Ata nuk ndjejnë asgjë. Kjo është arsyeja pse sot të gjithë po habiten sesi ky njeri nuk po bën asgjë që të shpëtoje nga ato që ai me siguri i quan thika, kurthe, pabesi apo pusi, siç do bënte çdo politikan normal.

Prandaj nuk do e ndjejë edhe këtë që po them, çka më lehtëson, duke e ditur që megjithëse do ta konsiderojë një thikë, prapë nuk do ti dhembë.

Arsyeja pse nuk ndjen, kur i thonë se po dëmton Kosovën, është e thjeshtë. Kosova nuk është territori që ai duhet të shpëtojë, por është territori ku ai ka vendosur të vritet për tu shpallur martir.

Kohët e fundit ai nuk po duron më. Duke menduar pa pushim për ditën e martirizimit të tij, ai po ngutet dhe po i lutet të gjithëve ta vrasin me rradhë ose njëkohësisht, serbëve, shqiptarëve, kosovarëve, evropianëve, rusëve dhe amerikanëve.

Është i vetmi njeri në planet që ka bërë bashkë tre superfuqi kundër: Amerikën, Rusinë dhe Evropën. Të gjithë nuk e duan për arsye të ndryshme, të cilat Albini përpiqet çdo moment ti bashkojë në një. As Zelensky dhe as Kimi i Koresë nuk e kanë arritur dot këtë sukses, sepse megjithëse sillen keq, pothuajse çdo ditë, në fund të fundit ata sillen si politikanë sepse ata kanë qëllime praktike në jetë.

Kurse Albini ka një qëllin tjetër: ai kërkon të vdesë si politikan dhe të jetojë si një martir. Dhe prandaj po i fton të gjithë ta vrasin. Politikisht.

Ky fiksim i tij për të jetuar një jetë tjetër, pas vdekjes, duhet të jetë i hershëm dhe ndoshta ka lindur nga leximet apo nga ëndërrimet e tij të fëmijërisë. Shpresoj që ai më mirëkupton, nëse do i them se leximet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare i kanë bërë dëm. Një njeri që interpreton keq rilindasit, vjen një ditë që beson se gjithë bota është kundër shqiptarëve dhe se shqiptarët, si kërthiza e botës, do ti mbijetojnë çdo padrejtësie pa bërë vetë asgjë, ose duke bërë keq çdo gjë.

Rilindja jonë kombëtare kishte një aspekt të fortë kulturor dhe gjuhësor, por nuk kishte qëllim politik. Prandaj nga leximet euforike të poezive të Rilindjes u mbrojt gjuha shqipe, por nuk u formua dot rezistenca shqiptare kundër pushtuesit turk si dhe përpjekjet për të ndalur zvogëlimin e Shqipërisë.

Rilindja na mësoi të flisnim shqip por jo të luftonim dhe aq më pak të negocionim.

Ndërsa ne bënim lojëra të vogla bajraqesh, të tjerët bënin diplomaci dhe prandaj na morën territore siç ishte dhe rasti i Kosovës që mbeti jashtë kufijve shtetërorë. Në këtë mënyrë të tjerët u zmadhuan, ne u zvogëluam, duke bezdisur Evropën me tym dhe kësisoj duke ndihmuar fqinjët.

Nuk dua ta quaj Albin Kurtin një viktimë të Rilindjes, por ai po bën sot të njëjtën gjë. Po ndihmon fqinjët duke ndezur zjarre të vogla me faqet e poezive të vjetra. Njëlloj si 100 vjet më parë po humb Evropën dhe Amerikën duke i kaluar në kahun tjetër të kufirit. Meqë nuk është politikan dhe as nuk do të jetë, ai nuk kupton ose bën sikur nuk kupton se Perëndimi nuk pranon një front tjetër në brendësi të territoreve të tij, ndërkohë që ka një front të hapur në Ukrainë.

Por jo vetëm kaq. Perëndimi kërkon ta shkëpusë Serbinë nga Rusia duke i bërë disa favore të vogla. Duke i dhuruar një shoqatë serbësh në Kosovë që ata e quajnë asosacion.

Albin Kurti beson, ndoshta me të drejtë, se nëse serbët marrin këto të drejta, pra organizohen në një shoqatë me autonomi të zgjeruar, atëherë brenda Kosovës do të krijohet një Kosovë serbe, e cila nesër mund të shërbejë siç i shërbeu Dombasi Rusisë për të ndërhyrë në Ukrainë.

Sigurisht nuk është e njëjta gjë.

Na pëlqen apo nuk na pëlqen, Perëndimi kërkon ta bëjë edhe Serbinë, Evropë dhe serbët evropiane. Me apo ndihmën e shqiptarëve, kjo ka për të ndodhur, çka nuk është keq për shqiptarët. Përkundrazi.

Ajo që po ndodh në Kosovë nuk ka lidhje vetëm me shqiptarët dhe as me Albin Kurtin. Perëndimi kërkon të zbojë rusët nga Kosova duke joshur serbët. Prandaj kjo nuk është beteja e Albinit por e Perëndimit dhe ai po ngatërrohet kot në një territor që të tjerët e duan për qëllime të ndryshme ndërsa ai e do për tu kthyer në martir. Kjo është arsyeja pse ai është në konflikt me perëndimin dhe duke mos kuptuar çfarë po ndodh, po pengon.

Por nëse Albini nuk ndihmon, nuk i lejohet të pengojë. Kur ai të mbarojë procesin e martirizmit, kufiri që sot ndan Kosovën me Serbinë mund të jetë kufi evropian dhe jo më serb dhe aq më pak rus siç duket sot.

Prandaj Albin Kurti duhet të fillojë të shohë jashtë kufirit të Kosovës. Bota ka ndryshuar. Gjërat jashtë Kosovës nuk janë më siç ishin para 10 vitesh apo para 100 vitesh. Martirët janë mbyllur nëpër muze, pragmatistët vendosin. Kur ai të shikojë pak më larg do kuptojë se nuk mund të pengojë Perëndimin të bashkohet me Shqipërinë me Kosovën dhe me Serbinë.

Prandaj e ka gabim dy herë: edhe si martir edhe si politikan.



Ju sugjerojmë

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
SPAK lëshon disa urdhër-arreste, mes tyre policë dhe ish-shoferi i Ardi Veliut

SPAK lëshon disa urdhër-arreste, mes tyre policë dhe ish-shoferi i Ardi Veliut

“Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, Berisha zbulon sloganin e ri të PD

Anullimi i mbledhjes Shqipëri-Kosovë, Berisha: Akti i Ramës, hakmarrës dhe sherrndjellës!

Stano: BE mund të miratojë edhe masa tjera kundër Kosovës

Stano: BE mund të miratojë edhe masa tjera kundër Kosovës
















TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com