Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushi rrëfen festat në Vilën e Kontit Ciano në vitin ‘80: Kërcenim e pinim gjithë natën

2023/12/29 at 6:25 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Ben Blushi rrëfen festat në Vilën e Kontit Ciano në vitin ‘80: Kërcenim e pinim gjithë natën

Nga Ben Blushi

KOMPLOTET E VOGLA TË LEZHËS

Lezha është një qytet me shumë mistere. Të paktën për mua.

Ky qytet ka shumë histori dhe poezi.

Këto dy cilësi e kanë shenjuar si një vend interesant edhe kur Shqipëria ishte një territor monoton, i izoluar që nuk ofronte asnjë kënaqësi, përveç barazisë torturuese.

Nga Lezha, kam shumë kujtime si student, kur bëja zborin ose aksionet dhe duke i ikur pa leje rregjimit ushtarak të Mamurrasit apo disiplinës bujqësore të kooperativës së Rrilës, vija këtu për të blerë cigare, pastë dhembësh ose konjak të ëmbël.

Hipur mbi ndonjë kamioncinë me bagazh të hapur apo mbi ndonjë karrocë me kalë, kur mbërrija në këtë qytet të vogël më dukej sikur kisha ardhur në perëndim. Asfalti i freskët i Lezhës ishte një tapet për në qytetërim. Kur bënte vapë hotel turizmi i qytetit ishte një frigorifer i vogël që ushqente të ardhurit me akullore të verdha me një qershi në majë.

Ndoshta për shkak të gjeografisë, ndoshta për shkak të historisë apo ndoshta për shkaj të fesë, askund nuk e kam ndjere Perëndimin më afër në ato vite.

Lezha ishte një arratisje. Një exit. Një kalim. Një tejpërtej. Një andej.

Kjo shije e mirë për Lezhën më ka sjellë në ato vite të mbyllura shumë shpesh nga Tirana me tren për në Ishullin e Gjuetisë, aty ku bashkë me shumë miq, Vila e Konti Cianos ku kërcenim dhe pinim gjithë natën, na dukej si cepi më i lirë i Shqipërisë komuniste të viteve 80.

Trenat e mbushur me shpendë të uritur, me ushtarë të vegjël dhe me mësues të mërzitur duken tani si një film ekzotik të cilit i ka vdekur rregjisori.

Me pak fjalë arratisjet në Lezhë kanë qenë të zhurmshme,të mbushura me muzikë të ndaluar, me alkool të pakontrolluar, me flirte të padëmshme dhe me mendime të cuditshme.

Melankolija ishte muzika tradicionale e Lezhës që vazhdon dhe ushqen poetët e saj shumtë.

Çuditërisht Lezha ka patur gjithmonë më shumë poetë se policë, dhe arsyen se kam kuptuar dot asnjëherë. Policët kanë sistemuar në çdo kohë rrëmujën që bëjnë poetët duke i pajtuar ata me njëri tjetrin por dhe me vetveten.

Sot gjërat kanë ndryshuar pak: policët duan të shkojnë në plazh, poetët shkojnë në Tiranë. Të dy palët takohen në qytet dhe mendojnë se ndoshta do ishte mirë që nganjehere, ti ndrronin vendet.

Rendi i poezisë është më i bukur se çdo lloj rendi, perfshi edhe poezinë pa rend.

Këto kujtime që më pas janë plotesuar edhe me detaje të tjera për Lezhën dhe lezhjanët, i ndava edhe në takimin e mrekullueshëm para disa ditësh për prezantimin e romanit Komploti në Lezhë.

Më erdhi mirë që shumë miq e kishin lexuar romanin dhe prandaj i falenderoj të gjjthë duke postuar si kujtim këto fotografi.

Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Tragjedia me 14 të vdekur në Pragë, Universiteti i Arteve do të qëndrojë i mbyllur deri në shkurt

Tragjedia me 14 të vdekur në Pragë, Universiteti i Arteve do të qëndrojë i mbyllur deri në shkurt

Lufta në Gaza, Franca paralajmëron për kërcënime terroriste në natën e Vitit të Ri

Lufta në Gaza, Franca paralajmëron për kërcënime terroriste në natën e Vitit të Ri

Emrat/ SPAK u kontrolloi banesat, zbulohen personat e dyshuar si lidhje të Ilir Beqajt

Emrat/ SPAK u kontrolloi banesat, zbulohen personat e dyshuar si lidhje të Ilir Beqajt

TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com