Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushi rrëfen bisedën me Edmond Tupen: Jam hebre, bëj ushtrime tibetiane

2022/05/06 at 12:18 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Ben Blushi rrëfen bisedën me Edmond Tupen: Jam hebre, bëj ushtrime tibetiane

Nga Ben Blushi

EDMOND TUPE, JAM CIFUT, MË FAL HEBRE

Mond Tupen e shof çdo mëngjes te rruga e shtëpisë sime. Pi kafe.

Ç’bën gjithë ditën, i thashë.

Dal pak, punoj, bëj pazaret dhe pastaj me djalin.

Dukesh mirë, i thashë, sa kile je?

Jam dy nën peshë, tha Tupja,

Nuk ha, e pyeta.

Bëj ushtrime tibetiane, tha

Ça janë këto ushtrimet tibetiane?

Levizje trupore që bëjnë murgjit tibetianë, jam me hernie diskale

Nga kompujteri, i thashë.

Nga Enver Hoxha, tha Tupja, kam përkthyer mijëra faqe të tij në frengjisht

Je nga Elbasani?

Po, tha Tupja, jemi kushërinj.

Nuk di të jemi kushërinj, i thashë,

Ne dhe Shuteriqët i kishim shtëpitë ngjitur në Kalanë e Elbasanit,

Pse po ti kesh shtëpitë ngjitur je kushëri, e pyeta

Diçka duhet të jemi, tha Tupja, se jemi dhe çifutë.

Pse jemi çifutë, e pyeta.

Pse ti nuk e di, tha Tupja

Nuk di që jam, i thashë, siç nuk di që nuk jam.

E ka thënë Evla Çelebiu në kronika

Çfarë ka thënë Evla Çelebiu?

Që Elbasani ka çifutë që janë kthyer në të krishterë dhe tani quhen marranë

Ça janë marranët?

Marranë i thoshin në Mesjetë çifutëve që ikën nga Spanja dhe Portugalia dhe vazhduan të ndjekin ritet e tyre në fshehtësi megjithëse u konvertuan në krishtërim. Marranë vjen nga fjala derr në spanjisht.

Pra nëse jemi çifutë kemi qenë derra, i thashë.

Janë disa familje në Elbasan, Shuteriqët, Budat, Popat çifutë sefarditë

Nga dallohen çifutët, e pyeta

Nga veshët, tha Tupja, shifi veshët e mi janë të bashkuar

I shof, thashë unë

Prit ti shof dhe ty si i ke

Shifi, thashë unë

Ou, tha Tupja, i ke të bashkuar më shumë se unë je komplet çifut, më fal hebre

Më thuaj një emër çifut në familje, e pyeta

Isak, tha Tupja, gjyshi im quhej Isak i thoshin Saku

Kjo nuk provon gjë i thashë, edhe stërgjyshi im quhej Simon, po gjyshi im thoshte që nuk jemi çifutë

Po ju keni Sinagogën afër me shtëpinë në Elbasan, tha Tupja,

Ti ndjehesh çifut, e pyeta

Derisa jam kaq i zgjuar po, tha Tupja, jam shqiptar me gjak hebre.

Po shkruan diçka?- e pyeta.

Shumë pak, tha, nuk më lë kohë djali

Sa vjeç është djali?

35, po ka trurin e një katër vjeçari,

Flet me ju?

Për fat po, ndryshe nga disa autikë të tjerë, ai flet.

Dmth artikulon, e pyeta.

Shumë bukur, tha Tupja, më thotë babi të kam zemër.

E nxirrni?

Ka katër vjet nuk ka dalë nga shtëpia.

Ça bëhet kur ti mos jesh më?

Këtë nuk e di, tha Tupja, por kur unë dhe ime shoqe mos jemi, ai nuk jeton dot.

Mos e thuaj, i thashë.

Ai jeton me dashurinë tonë, tha Tupja, kur ajo të mungojë ai nuk mund të jetë

A di të puthë, e pyeta

Puth vazhdimisht të jëmën, ime shoqe jeton vetëm për të.

I ra telefoni,

Një minutë, tha, është ime shoqe, ti flas pak

Patjetër, i thashë

E kuptova, tha Tupja

Ndonjë porosi, e pyeta

Duhet të blej mendër dhe koper, tha Tupja, ime shoqe gatuan në mënyrë të shkëlqyer

Ecim pak në rrugën e Kavajës, thashë unë, bëjmë fotografi

A e di ça është kjo godina këtu, më pyeti Tupja

Jo, i thashë

Ka qenë shtëpi publike, tha

Nga e di ti, e pyeta

Ma ka thënë babai,

Pse të tregonte babai histori erotike?

Sigurisht, tha Tupja, ishte qejfli i madh ja të ta tregoj këtë historinë

Ma trego, i thashë

Kur italianët erdhën në Shqipëri u hapën shtëpitë publike në 1939. Një herë babai im bashkë me një shokun e vet erdhën në këmbë nga Elbasani në Tiranë për të shkuar në bordello, ose bordellhane, siç i quanin atëherë

Ça thua, i thashë, kaluan Krrabën në këmbë për të ardhur deri këtu?

Po tha Tupja, ma ka treguar babai. Erdhën pikërisht këtu ku jemi ne tani

Ja të bëj një fotografi këtu ku paska qenë babai yt, i thashë

Shiko ça ndodhi, tha Tupja

Hë, i thashë

Ai shoku i babait hyri i pari dhe doli pas 5 minutash. Dmth u prish menjëherë. Dhe i thotë babait, hajde ikim shpejt se nuk janë për ne këto. Dhe ikën

Dmth babai nuk u fut, e pyeta unë

Jo, tha Tupja nuk u fut

Paska qenë qejfli, thashë unë

Po po, tha, edhe mamaja ia dinte historitë

Ecim dhe pak, thashë unë

Prit se telefoni, tha Tupja, po po e kuptova duhet Trekëndëshi i Bermudës

Ça është Trekëndëshi i Bermudës, e pyeta

Mendër, koper dhe majdanoz, tha Tupja, po shkoj ti blej.

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Video/ Motori u shkatërrua nga përplasja me makinën, humbin jetën 2 turistë

Video/ Motori u shkatërrua nga përplasja me makinën, humbin jetën 2 turistë

Rama: Shërbimet online në banka “ku thërret qameti”, jemi të fundit në rajon

Rama: Shërbimet online në banka “ku thërret qameti”, jemi të fundit në rajon

Dënohet me 6 vite e 6 muaj burg juristi Bledar Cara, akuzohet për tjetërsim prone

Dënohet me 6 vite e 6 muaj burg juristi Bledar Cara, akuzohet për tjetërsim prone

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com