Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushi: Puthja e Sinanit, personazhit të njohur të tiktok-ut

2023/11/04 at 1:57 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Ben Blushi: Puthja e Sinanit, personazhit të njohur të tiktok-ut

Nga Ben Blushi


Një dimër më parë,në një ditë me shi, shkova në Shëngjin për të fotografuar. Frynte shumë erë dhe pasi kisha fotografuar me dhjetëra afganë të cilët jetojnë në Shëngjin, si në një stacion treni, po ecja në shëtitore, kur dielli që sapo kishte dalë nga një re, filloi të ngrohte.

Para se dielli të fshihej sërish, pashë një cift që po puthej në buzë. Nga fytyrat dukej që nuk ishin të rinj, ndërsa nga e puthura dukej që nuk ishin të vjetër. Kishin ende epsh dhe kjo më habiti, sic i ndodh cdo njeriu që vjen nga një qytet i madh me mendimin se sexi dhe dashuria i kanë braktisur me kohë qytetet e vogla. Puthja e tyre ishte shumë e fortë dhe e parezistueshme. Ajo ishte e zhurmshme, shoqërohej gjithmonë me duar dhe zgjaste shumë.

Gruaja dukej më e madhe se burri. Të dy kishin veshur tuta të kuqe cka nuk mu duk një rastësi, por një vendim që e kishin marrë bashkë për tu kombinuar gjatë asaj shëtitje romantike në plazh. Poshtë tutës së kuqe gruaja kishte veshur një palë pantallona ngjyrë vjollcë të cilat i fryheshin pak te barku, për të treguar se ajo jo vetëm kishte lindur shpesh por edhe se ishte relativisht e moshuar.

Ndërsa burri që e ndiqte për ta puthur, kishte flokë të zinj, që dukej sikur sapo ishin lyer me zift. Ai kishte një palë sy të kaltër që atë mëngjes farfurinin nga dielli dhe përvec tutës së kuqe, mbante një palë xhinse të ngushta që i shtrëngonte në bel me një rrip të trashë, me togëza floriri.

Nëse nuk do isha në Shëngjin, do më dukej vetja si në New Jork. Ai burrë që mbante fort gruan e vet sikur ta kishte dashnore, do ishte një star në filmat e Martin Scorcezes. Me ndihmën e Scorcezes dhe togëzave të shumta, mund të vriste fare lehtë këdo dhe me sytë prej xhami që kishte mund tia hidhte fare mirë kujtdo. Robert De Niro, Al Pacino dhe gjithë italianët e pabesë të New Jorkut që vërtiten si të papunë nëpër këto filma, do ta kishin për nder të ishin dishepujt e tij.

Ndërkohë që ata të dy vinin drejt meje, unë shkrepa disa foto dhe u bëra me dorë të ndalonin. Kur u kërkova të putheshin burri e kapi fytyrën e gruas dhe e thithi me buzët e tij prej oktapodi. Pak më vonë ikën, njëri pas tjetrit dhe gruaja dukej sikur i thoshte, e sheh na nxorrën në televizor duke u puthur, ndërkohë që burri bënte lëvizje të egra me duar sikur i thoshte, e kujt i plasi sot është e diel.

Një muaj më parë duke ecur në sheshin Skënderbe shoh burrin ulur në një stol me një djalë që i ngjante shumë. Ku je, i them, a më mban mend. Nuk të mbaj mend, tha ai dhe u ngrit në këmbë. Të kam fotografuar në Shëngijn me gruan. Mos bre ,tha ai, më ka vdekur gruaja. Kur të ka vdekur i thashë. Ka disa muaj, më la vetëm. Po ky i thashë, kush është. Ky është djali im tha, kam pesë fëmijë. Ku jeton i thashë. Tani jetoj ku të mundem, shtëpinë ma morën kushërinjtë. Unë jam Ben Blushi,i thashë. Ouu bre ,tha burri, si nuk të njoha ke lënë mjekërr. Po kam ndryshuar,i thashë. Të kam parë në parlament, ka qenë i fortë ky, i tha djalit. Unë kam bërë një foto ku babai jot dhe mamaja puthen në buzë, i thashë djalit. Eeee kam qenë i fortë me femrat, tha burri. Mirë u pjekshim i thashë, ndoshta shihemi prapë dhe ta jap fotografinë ta vesh në murin e shtëpisë. Nëse ndonjëherë do kem shtëpi,tha burri. Ku i dihet, thashë unë. Zoti të rujt Ben Blushi, tha burri.

Ika dhe duke ecur nëpër Tiranë, u kujtova që për herë të dytë nuk e kisha pyetur si e kishte emrin.

Dje, duke lexuar lajme të kota në internet,pashë që burri që kisha fotografuar në Shëngjin kishte vdekur para tre ditësh. Quhej Sinan Paja. Ishte një personazh tik toku që shante mjekët nëpër spitale, kërcente dhe tallej me njerëzit. Kishte kaluar shumë vite burg në kohën e komunizmit sepse mbante flokë të gjatë dhe xhinsa të ngushta. Ishte nga Zheje, një fshat afër Mamurrasit, që ka aftësinë të nxjerrë njerëz të cuditshëm dhe të pashembullt. Kur kishte dalë nga burgu, ishte martuar dhe kishte lindur pesë fëmijë të cilëve u kishte vënë emrat Skënderbe, Lulëkuqe, Mbretëreshë, Herkul dhe Hitler.

Disa kohë më parë, Sinani i kishte bërë thirrje publike një tipi që quhej Don Xhons,edhe ky një gango New Jorku, të vinte ti merrte Lulëkuqen për grua, ndryshe ai do ta vriste. Lulëkuqja ishte muza e tij e tik tokut dhe shoqëruesja e hareshme në kërcimet që, babë e bijë, bënin shpesh nëpër rrugët e Sarandës, aty ku muajt e fundit ishin shpërngulur për të jetuar.

Ky ishte Sinan Paja. Do doja ta kisha njohur më mirë. Nuk e di pse ka vdekur. Ndoshta nga trishtimi. Puthja e tij për gruan e vdekur ishte e paharrueshme dhe atij duhet ti ketë munguar shumë. Prandaj po e postoj si një kujtim për fëmijët e tyre dhe si një ngushëllim.

Ndoshta fëmijëve u pëlqen dhe e varin në murin e shtëpisë, aty ku të gjithë mbajmë mamin dhe babin, kur kanë qenë të lumtur.

Etiketa: Ben Blushiputhja e funditSinan Paja


Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

12 Dhjetor, 2025 6:19 pm
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin
Kronikë

Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin

12 Dhjetor, 2025 6:05 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Washington Post: Takime sekrete mes kryenegociatorit ukrainas dhe drejtuesve të FBI

12 Dhjetor, 2025 6:01 pm
Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja
Bota

Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja

12 Dhjetor, 2025 5:56 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, si u ndanë votat në Gjykatë

12 Dhjetor, 2025 5:15 pm
Para
Pezullimi nga detyra i kryetarit të Urdhrit të Stomatologut, Prokuroria e Tiranës publikon shkeljet e tij

Pezullimi nga detyra i kryetarit të Urdhrit të Stomatologut, Prokuroria e Tiranës publikon shkeljet e tij

Reshjet e para të dëborës zbardhin malin e Gjallicës në Kukës

Reshjet e para të dëborës zbardhin malin e Gjallicës në Kukës

Stuhia “pushton” vendin, Policia njofton cilat janë zonat me risk më të lartë

Reshjet e shiut, 100 pemë të dëmtuara në Tiranë
















TE FUNDIT

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ky vendim u mor me shumicë...

Lexo më shumë

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
12 Dhjetor, 2025

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet...

Lexo më shumë

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
12 Dhjetor, 2025

Raketat e fuqishme ruse me rreze të gjatë veprimi dhe sulmet me dronë në zona me popullsi të dendur përbënin...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
12 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com