TIRANE- Ben Blushi i ftuar në Top Story tha se Edi Rama nuk pranoi zgjedhjet në Parti me arguementin se është Kryeministër. Por Rama, tha Blushi, është Kryeministër për shkak se jemi në koalicion me LSI. “Po në rast se nesër koalicioni prishet kush është Kryetari i Partisë Socialiste? Sepse në tetor koalicion desh na u prish…”, argumentoi ai.
“Sipas statusit të ri të PS, nëse prish LSI koalicionin me PS, ne mbetemi pa kryeminister dhe pa kryetar te partise”, vijoi Blushi.
“Me statusin e ri të Partisë po zëvendesojmë 100 mijë vota të anëtarëve të PS me votën e nje njeriut të vetëm, Ilir Metës”, tha më tej Blushi.
“Rama po shkon ne referendum sepse ka frike. Mundesi per te eleminuar kandidatet ne gare. Eshte Rama perballe Rames.
Vete propozuesi i statutit Fatmir Xhafa e quajti te paregullt votimin vetem ne parim.
Kongresi duhet te diskutonte statutin nen per nen, kjo gje nuk u be. Ishte e parregullt, kete e tha edhe Xhafa”, tha Blushi në emisionin e Sokol Ballës Top Story në TCH.