Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushi: Manjani u bë kurban se tha të vërtetën, mbi kokën e tij u zgjodh Presidenti

2017/01/30 at 9:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ben Blushi: Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do të jetë ajo që është sot

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, thotë se Ylli Manjani u shkarkuar pasi tha se Shqipëria është mbushur me kanabis.


Pjesë nga intervista:

Blushi: Fundi i qeverisë, jo vetëm për mënyrën si erdhi deri këtu, por për faktin se u shkarkua nga detyra një njeri që tha se Shqipëria është mbushur me kanabis, që nuk është luftuar kanabizimi dhe që është toleruar arrestimi i bosëve të industrisë së drogës, ekzaktësisht i Klement Balilit. Rreth 90% e shqiptarëve do të thotë se kanabisi është lejuar nga qeveria. Një anëtar i rëndësishëm i qeverisë, tha se qeveria licencon kanalizimin e vendit. Ky koalicion ka degraduar. Keni parë të debatohet për reforma, për punësimin, luftën kundër korrupsionit, për të shmangur penalizimin ekstrem, për të frenuar koncesionet. Ky koalicion funksionon si koalicion që ndan faturën e korrupsionit.

Pse Manjani?

Blushi: Sikur të kem mundësi sot të votoj si votues, i votoj që të rrëzohen dhe shumica duan që ky koalicion të rrëzohet. Nuk ka garantuar vende pune dhe mirëqenie. Si mundet të jetojë këtu një djalë 20 vjeç i papunë ku për shkak se si ministrat apo kryeministrat, akuzojnë njëri-tjetrin. Ky kryeministër është i paaftë për të ndërtuar marrëdhënie të ekuilibruara. Administrata sot është në kaos. Nuk funksionon sot. Koalicioni nuk funksionon në kuptimin e reformave dhe ekuilibrat garantues. Raportet me prokurorinë, katastrofë, me Presidencën në krizë, për faj të një njeriu; Edi Ramës. Policia e Shqipërisë mendon se është në punë? Kudo që shkoj, më flasin për policisë që ditën kontrollojnë qytetin dhe natën heqin uniformat dhe kontrollojnë kanabisin. Pyetni shqiptarë në qoftë se nuk thonë se pas kanabisit është policia.

Zgjedhjet e parakohshme

Blushi: Nuk besoj se ka zgjedhje të parakohshme. Është arritur një armëpushim fals dhe i paqëndrueshëm. Ky armëpushim nuk u arrit duke bërë kurban Manjanin, u arrit për të ndarë çfarë vjen tre muajt e ardhshëm. Nuk e di nëse Rilindja dhe LSI-ja do të mund të shkonin bashkë. Këto kanë qeverisur bashkë, janë korruptuar bashkë.

Si mundet të jetojë këtu një djalë 20 vjeç i papunë ku për shkak se si ministrat apo kryeministrat, akuzojnë njëri-tjetrin. Ky kryeministër është i paaftë për të ndërtuar marrëdhënie të ekuilibruara. Administrata sot është në kaos. Nuk funksionon sot. Koalicioni nuk funksionon në kuptimin e reformave dhe ekuilibrat garantues. Raportet me prokurorinë, katastrofë, me Presidencën në krizë, për faj të një njeriu; Edi Ramës. Policia e Shqipërisë mendon se është në punë? Kudo që shkoj, më flasin për policisë që ditën kontrollojnë qytetin dhe natën heqin uniformat dhe kontrollojnë kanabisin. Pyetni shqiptarë në qoftë se nuk thonë se pas kanabisit është policia.

Zgjedhjet e parakohshme

Blushi: Nuk besoj se ka zgjedhje të parakohshme. Është arritur një armëpushim fals dhe i paqëndrueshëm. Ky armëpushim nuk u arrit duke bërë kurban Manjanin, u arrit për të ndarë çfarë vjen tre muajt e ardhshëm. Nuk e di nëse Rilindja dhe LSI-ja do të mund të shkonin bashkë. Këto kanë qeverisur bashkë, janë korruptuar bashkë.Kanë  cënuar interesat publike bashkë, i kanë dhënë koncesionet bashkë, kanë kaluar ligjin e mbetjeve bashkë, kanë kanabizuar Shqipërinë bashkë, kanë denatyruar administratën publike bashkë, dështuan të marrin hapjen e negociatave në dhjetor, kanë cënuar bashkarisht marrëdhëniet me fqinjët pavarësisht pse bëjnë sikur kanë pozicione të ndryshme.

LSI thotë ka marrë fatura të pamerituara?

LSI për sa kohë pranon të rrijë në këtë qeveri e gjitha është e pabesueshme. Nuk jam për të bërë gjyqin e LSI, ajo që më intereson në aspektin e një rivali politik, përfaqësoj një parti të re si LIBRA, e cila ka interes në fakt elektoral që ato të dyja të jenë bashkë se marrin përgjegjësinë deri në fund. Si qytetar i Shqipërisë jam totalisht i neveritur nga kjo mënyrë e të bërit politikë që ka 25 vjet dhe nuk ndalet.Këtë përfaqëson sot Edi Rama, Ilir Meta dhe të gjithë ata që kanë nga mbrapa.

Mendoni se koalicioni nuk do rezistojë deri në zgjedhje?

Mund të rezistojë deri në zgjedhje çka nuk përbën asnjë problem për mua, përkundrazi më jep një kënaqësi elektorale, ata të dy duhen mundur bashkë, janë binomi që ka deformuar kaq shumë prej 15 vjetësh politikën shqiptare, ka ardhur dita të ikin bashkë dorë për dore. Ajo që më duket mua në distancë, është se më duket sikur kanë ndarë prapë një plaçkë në tavolinë, mbi kokën e Ylli Manjanit është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë. Nuk e di sa e vërtetë mund të dalë kjo por kështu më duket.

Ju duket apo keni informacione?

Nuk u hyj thashethemeve të pazarit të Rilindjes, ky është pazari i Rilindjes, nuk besoj se janë duke negociuar reformat, siç të shkojë vettingu përoara që është bllokuar, si të avancojë proçesi i integrimit europian që është bllokuar, si të ç’kanabizohet Shqipëria, si të bëhet reforma zgjedhore  që është e bllokuar dhe për faj të Rilindjes dhe LSI, të dyja janë kundër numërimit elektronik sepse kanë numërues në tavolinë dhe mund  tu vjedhin vota të tjerëve. Pazari i vetëm është Presidenti i Republikës.Edi Rama dhe Ilir Meta janë duke negociuar Presidentin e Republikës, ylli Manjanin e bënë kurban për të forcuar aleancën e tyre deri atë ditë.

/Ora News/

 



Ju sugjerojmë

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!
Bota

Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!

7 Korrik, 2025 6:48 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
Para
Obama thyen rregullin e ish-presidentëve, kundërshton urdhrin e Trump dhe inkurajon protestat

Obama thyen rregullin e ish-presidentëve, kundërshton urdhrin e Trump dhe inkurajon protestat

Sekuestrohen 450 kg kanabis në Durrës

Sekuestrohen 450 kg kanabis në Durrës

Nard Ndoka: Mazhoranca si “shtëpi publike”, ministri hiqet si ‘kondom’ e hidhet në kosh

Nard Ndoka: Mazhoranca si “shtëpi publike”, ministri hiqet si 'kondom' e hidhet në kosh
















TE FUNDIT

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
7 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nuk e konsiderojnë më terroriste....

Lexo më shumë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
7 Korrik, 2025

SHBA-të po planifikojnë të vendosin një taksë prej 25% për produktet që hyjnë në vend nga Koreja e Jugut dhe...

Lexo më shumë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
7 Korrik, 2025

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë një bilanc lidhur me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike për...

Lexo më shumë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
7 Korrik, 2025

Të ndihmosh dikë në një moment të vështirë është instinkt njerëzor, por ndonjëherë, edhe dëshira më e mirë mund të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com