Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushi: Ju tregoj pse PS-PD-LSI janë bashkë kundër reformes. Meta luan me dy porta, Basha thjesht rojtar

2017/03/08 at 10:19 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Blushi: Serbia nuk do Ramushin, po i bën presion Kosovës

Ben Blushi ka analizuar vendimin e parlamentit për të shtyrë vetingun. Sipas tij, PD-LSI-PS janë bashkë kundër reformës në drejtësi. Ai thotë për Ilir Metën se është në dy koalicione njëkohësisht me Berishën kundër reformës dhe me Ramën kundër zgjedhjeve, ndërsa Bashën e cilëson si roje të gardës së vjetër. Intervista është dhënë për Lapsi.al


 A mendoni se arsyeja e vërtetë e vendimit të djeshëm të mazhorancës ishte plotësimi i kandidaturave të Avokati i popullit?

Ben Blushi – Ajo qe ndodhi dje ne parlament ishte një padrejtësi e pritshme në Çadren e Padrejtesive te Partive te Vjetra. Me pak fjale ajo qe ndodhi ishte nje bllokim i procesit te vetingut duke shtyrë pa afat ngritjen e komisioneve të ngarkuara nga ligji, për të kontrolluar gjyqtaret e Shqiperise. Me shumë se kaq ishte nje pabesi. Parlamenti ishte ftuar për të ngritur komisionet, ndërsa në minutën e fundit u fut një vendim i cili mori përsipër të shtyjë edhe me një javë një afat të skaduar. Pra ishte njëlloj sikur parlamenti të marrë vendim për të shtyrë një ndeshje futbolli nga 90 në 100 min. Kjo do të thotë se parlamenti bëri dje të paktën tre shkelje.

A mund ti specifikoni cilat janë ato?

B.B. – E para shtyu një afat duke marre një kopetencë qe nuk e ka. E dyta vendosi të rihapë garën për kandidatët e vetingut kur ajo ishte mbyllur duke ftuar në garë kandidatë të tjerë vec atyre që ishin kualifikuar. E treta vendosi të ndryshojë një ligj të miratuar me 84 vota me 81 vota. Kjo do të thotë se vendimi i djeshëm është nul dhe nuk duhet të ketë asnjë fuqi juridike. Por besoj se ata që e bënë e dinin këtë. Ata vendosën ta bllokojnë procesin duke shkelur Kushtetutën. Pra kanë nxjerrë një zog në pritën e një gjahtari me qëllim për të vrarë dhe zogun edhe gjahtarin. Sepse nëse PD kërkon ta shpallë procesin të pavlefshëm, tani e ka më të lehtë ta çojë këtë shkelje flagrante në Gjykatën Kushtetuese dhe kështu gjithe procesi rrëzohet. Mendoj se zgjidhja e djeshme kishte sfond tipik politik dhe jo procedurial. Procesi u shty per tu vrarë dhe jo për tu përmirësuar. Qëllimi ishte shtyrja e procesit të vetingut mundësisht, jo vetem pas zgjedhjeve por edhe pas vdekjes. Pra njerëzit që bënë këtë proces nuk duan të gjykohen nga gjyqtarë që nuk i zgjedhin vetë sa të jenë gjallë. Kaq është e gjitha.

Kushdo e kupton se tripolariteti RILINDJE, apo RD-PD-LSI është në koalicion kundër reformës në Drejtësi

Pse Rama – Meta bënë zgjidhjen për të fituar kohë kur në skenë ishin dhe opsione te tjera si dështimi i procesit apo zëvendësimi i antarëve të PD në komision me ata të PDIU?

B.B. – Sepse ata donin që procesi i gjuetisë të pranohej edhe nga zogu edhe nga gjahtari. Në këtë rast zogu eshte vetingu, gjahtari është Partia Demokratike e cila, sic duket i pëlqen kjo që ndodhi, sepse i ka dalë në shteg. Zëvendësimi i një pjese të opozitës me nje pjesë të qeverisë do ishte edhe amoral edhe radikal dhe do ta esktremizonte PD. Ndersa kjo që ndodhi e mban me shpresë. Partia Demoratike nuk është zëvendesuar, pra ka ende te drejte te bllokoje procesin dhe çadra e saj vazhdon duke ushqyer shpresën e një krize që do të vazhdoje edhe për shkak të bllokimit të vetingut që ndodhi mbrëmë. Kushdo e kupton se tripolariteti RILINDJE, apo RD-PD-LSI është në koalicion kundër reformës në Drejtësi.

Pra ju po flisni për një koalicion tripolar?

B.B. – Po ky eshte Koalicioni i Padrejtësisë. Ilir Meta negocion cdo natë per të prishur reformën në drejtesi dhe punon cdo ditë per ta mbajtur qeverinë në këmbë. Ai de fakto është në dy koalicione. Në koalicionin e parë është me Sali Berishen kundër Drejtësise. Ne koalicionin e dytë është me Edi Ramen kundër zgjedhjeve te lira. Asnjeri nga dy koalicionet nuk mbahet pa të dhe ky eshtë fati i tij i përkohshëm. Ne te dy rastet ai eshte në një koalicion antihistorik dhe prandaj do paguaje çmimin më të rëndë në fund të kësaj krize që mund të vazhdojë disa vjet, por jo përjetësisht. Sepse është e sigurt që pas zgjedhjeve do jemi sërish në krizë, zgjedhjet nuk njihen nga disa dhe reforma në drejtësi do bllokohet sërish nga disa të tjerë. Ky është skenari i katër viteve te ardhshme. Padrejtësia kundër popullit derisa populli të bëjë drejtësi.

Bojkoti i PD a është për zgjedhjet e lira apo për të penguar vetingun?

B.B. – Bojkoti i PD eshte për të mbajtur në këmbë të kundërtën e asaj që pretendon Lul Basha: Republikën e Vjetër të cilën e ka themeluar Sali Berisha, e drejton Edi Rama dhe e garanton Ilir Meta. Republika e Vjetër është kjo që kemi sot e cila i jep tre njerëzve në Shqipëri dy pushtete speciale: e para që zgjedhin zgjedhësit e tyre duke numeruar votat dhe e dyta, që zgjedhin gjykatësit e tyre duke i emeruar apo bllokuar ata. A po ndodh kjo ne Shqipëri? Sigurisht qe po ndodh. Sipas Republikës së Vjetër janë katër njerëz që numerojnë votat tona në zgjedhje. Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu. Këta numerojnë jo vetëm votat e atyre që i votojnë, por edhe votat e atyre qe jane krejtesisht kunder tyre dhe keta jane afro 500 mijë shqiptare. Me çtë drejtë e bëjnë këtë? Në cilin vend ndodh kjo përveçse në Republikën e Vjetër të Shqipërisë? Me sa duket Lulzim Basha nuk është kundër këtij sistemi dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij.

Basha është roja që Sali Berisha, Edi Rama dhe Iiir Meta kanë vënë në portën e Republikes së Vjetër

Edhe kur është fjala për drejtësinë?

B.B. – Sa i takon drejtësisë ai kërkon të vazhdojë sistemi i gjykatave të emëruara siç është rasti i vetingut. Pa dyshim qe ai është roja që Sali Berisha, Edi Rama dhe Iiir Meta kanë vënë në portën e Republikes së Vjetër. Ai po bërtet duke thënë se porta ka një defekt, pasi ka humbur celësi. Kaq është e gjitha. Ai ankohet për çelësn dhe jo për Portën dhe as për Godinën e Vjetër. Këtë rol është duke e luajtur me besnikeri.

Më mirë një gjykatës qe e zgjedh Donald Lu sesa Sali Berisha, më mirë një prokuror që e zgjedh Romana Vlahutin se sa Edi Rama dhe më mirë një dënim qe e jep Bashkimi Evropian sesa koalicioni RD-PD-LSI

 Ju jeni shfaqur si një kundërshtar thuajse në gjithçka i Ramës. Pse për gjatë gjithë procesit të reformës në drejtësi keni votuar njësoj si Rilindja?

B.B. – Sepse kam besuar që Reforma në Drejtesi me gjithë defektet që mund të ketë është më e dobishme se sistemi që kishim në të shkuarën dhe roli i ndërkombëtarëve ma ka përforcuar këtë bindje. Megjithëse jam sovranist, pra mendoj se shqiptarët duhet t’i marrin vendimet vetë dhe në mënyrë autonome besoj se Shqipëria nuk ka sot asnjë kundërshtar më të madh se vetë shqiptarët. Apo më sakte shqiptarët që e vjedhin atë. Shqipëria sot nuk vidhet ng ate turqit, as nga grekët as nga serbët, as nga gjermanët, por nga vetë shqiptarët. Prandaj korrupsioni është armiku më i madh i vendit tonë. Për këtë shkak besoj se nuk e çlirojmë dot vendin nga ky armik, pa ndihmën e të huajve sic edhe ka ndodhur në vitin 1944,1991 dhe 1999, në rastin e Kosovës. Pra, jam i bindur se më mirë ti zgjedhin gjykatësit amerikanët me evropianët sesa shqiptarët e korruptuar. Pra me mire një gjykatës qe e zgjedh Donald Lu sesa Sali Berisha, më mirë një prokuror që e zgjedh Romana Vlahutin se sa Edi Rama dhe më mirë një dënim qe e jep Bashkimi Evropian sesa koalicioni RD-PD-LSI.

Atë që ndodh dje në kuvend ju e quajtët si një vendim më shumë në çadrën e padrejtësive të partive të vjetra. Kush nga tre forcat sipas jush është më e padrejta me reformën në drejtësi?

B.B. – Nuk besoj se ka dallim. Nuk ka asnje dallim. Nëse Edi Rama do donte reformën në drejtësi do e kishte prishur koalicionin me Ilir Metën. E mban në këmbë për dy arsye: e para se LSI siguron marrëveshjen afatgjatë me PD kundër drejtësisë dhe e dyta i garanton marrvëshjen e qeverisë kundër vetë PD. Sigurisht edhe PD është e ngushëlluar duke prishur zgjedhjet bashkë më reformën në drejtësi, ndërsa LSI mjaftohet duke qenë njëohësisht në të dyja koalicionet. Këta janë tre armiq që janë bërë miq kundër një armiku më të madh: drejtësisë së pavarur. Nëse ajo fiton ata kanë humbur. Nëse ata humbin Shqipëria fiton. Për këë duhet te luftojmë. Dhe atë do bëjmë. /Lapsi

Etiketa: aleancaBen BlushiPD-PS-LSIvetingu


Ju sugjerojmë

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje
Bota

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje

9 Qershor, 2026 9:36 am
Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur
Bota

Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur

9 Qershor, 2026 9:33 am
Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian
Bota

Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian

9 Qershor, 2026 9:30 am
Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
Aktualitet

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

9 Qershor, 2026 8:48 am
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Trump ndal Netanyahu-n: Izraeli anulon sulmin masiv ndaj Iranit

9 Qershor, 2026 8:39 am
Trump: Vendet e NATO nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar SHBA-të
Bota

Marrëveshja me Iranin, Trump: Jemi në fazat e fundit

9 Qershor, 2026 8:32 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Aksioni i policisë në Vlorë, pranga 5 personave

9 Qershor, 2026 8:30 am
Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur
Kronikë

Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur

9 Qershor, 2026 8:27 am
Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
Aktualitet

Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

9 Qershor, 2026 8:25 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Qershor, 2026 8:24 am
Para
Jeta është një koleksion me gjëra të vogla të përditshme

Jeta është një koleksion me gjëra të vogla të përditshme

Rama për “The Telegraph”, apel administratë Trump: Rusia po zgjeron ndikimin në Ballkan

Edi Rama flet për herë të parë për Aldo Baren

Foto/ Dedikimi emocionues i Ledionit për Sarën në prag të lindjes: “Mezi pres një tjetër si ty!”  

Foto/ Ledion Liço dedikim të veçantë Sarës dhe nënës së tij për 8 Mars
















TE FUNDIT

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje
9 Qershor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump u përball me fishkëllima të forta nga një pjesë e tifozëve në Madison Square Garden, pasi...

Lexo më shumë

Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur

Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur
9 Qershor, 2026

Katër persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në rajonin Kharkiv të Ukrainës verilindore, njoftuan...

Lexo më shumë

Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian

Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian
9 Qershor, 2026

Autoritetet kiliane kanë sekuestruar më shumë se 100 ton drogë të fshehur në dërgesa druri me destinacion Evropën, njoftoi dje...

Lexo më shumë

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
9 Qershor, 2026

Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}