Kryetari i LIBRA-s, ish-deputeti socialist Ben Blushi ka kritikuar ashpër listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.
“Lista e Shqipërisë që nuk duam” e ka quajtur Blushi atë, duke argumentuar më poshtë:
“Pashë listën e Rilindjes së plakur. Asnjeri nga artet, nga sporti, nga shkenca, nga universitetet, asnje student, asnjë mësues, asnjë mjek asnjë të varfër, asnjë emigrant, asnjë njeri që ëndërron.Vetëm biznes, biznes, biznes, para, para dhe administratë e kalbur dhe e lodhur. As punë, as djersë, as poezi, as muzikë, as shpirt, as mendim dhe as dhimbje nuk ka ajo listë. Kjo është Shqipëria që Duan dhe jo Shqipëria që Duam!”