Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Belsh të Elbasanit.
Mësohet se një 69-vjeçar është arrestuar nga Policia e Cërrikut pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ka qenë nëna e vajzës, e cila ka bërë kallëzimin në polici se fqinji i saj i identifikuar si F.H ka abuzuar seksualisht me të renë.
Sakaq, vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi./Opinion.al