Ish-kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi, është paraqitur në SPAK ditën e sotme.
Nuk dihen arsyet përse Këlliçi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
Në një komunikim me mediat, Këlliçi ka premtuar se pasi të dalë nga SPAK do të japë më shumë detaje.
“Unë jam transparent, kur të dal do të flas dhe t’ju shpjegoj për çfarë isha”, u tha ai gazetarëve.