Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Belind Këlliçi pa diplomë? Reagimi zyrtar i universitetit amerikan ku ka studiuar ai

2023/05/03 at 7:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Belind Këlliçi pa diplomë? Reagimi zyrtar i universitetit amerikan ku ka studiuar ai

Një lajm i shpërndarë si investigim nga një media pro qeveritare, dhe më pas e shpërndarë “copy-paste” në media të tjera pretendon se Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, ka mashtruar shtetin amerikan. Si argument jepej se Këlliçi ka nisur studimet universitare pa pasur një diplomë të shkollës së mesme. Faktoje verifikoi se ky lajm është i pavartetë, pasi mori edhe reagimin zyrtar nga Coppin University në Maryland, ku ka studiuar Këlliçi.


Jona Plumbi

“A ka diplomë të shkollës së mesme Belind Këlliçi dhe a e ka mashtruar ai shtetin amerikan të Maryland, për t’u regjistruar në ‘Coppin University’, e më pas, edhe shtetin shqiptar për të kryer njësimin e diplomës?”

Kështu e nis artikullin investigues shqiptarja.com, që në mesin e fushatës elektorale publikoi katër artikuj që i quan investigues, me pretendimin se kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka mashtruar universitetin amerikan Coppin në Maryland, pasi ai nuk kishte marrë diplomë nga shkolla e mesme Harry Fultz.

Artikulli në fjalë pretendon se ka dokumentuar këtë shkelje, duke sjellë për publikun një letër të shkollës së mesme ku Këlliçi ka kryer studimet.

“Siç na u konfirmua zyrtarisht edhe nga Instituti “Harry Fultz”, edhe nga Ministria e Arsimit, Këlliçi nuk rezulton të ketë diplomë të shkollës së mesme, e për rrjedhojë nuk ka si të kryhet njësimi i diplomës universitare.” –  shkruan artikulli i shqiptarja.com.

Si provë për këtë pretendim, publikut i ofrohet dokumenti ku shkolla Harry Fulltz është përgjigjur, por pamja e përgjigjes nuk ofrohet e plotë.

Faktoje siguroi një kopje të përgjigjes së ardhur nga shkolla ku Belind Këlliçi ka kryer studimet parauniversitare.

Në përgjigjen e plotë, të cilën shqiptarja.com e ka mbuluar qëllimisht, shkolla i është përgjigjur interesimit të përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ku thuhet se Belind Këlliçi, në përfundim të klasës së 12-të, në përgjigje të kërkesës së tij për studime të mëtejshme në SHBA, u pajis nga shkolla me disa dokumenta të cilat listohen në përgjigje.

Letra vijon duke sqaruar se kjo është një praktikë normale e kësaj shkolle.

“Kjo praktikë është ndjekur në shkollën tonë nga shumë nxënës të dalluar të periudhës 1997-2005, të cilët pas 12 viteve shkollim në Shqipëri kanë ndjekur studimet e mëtejshme në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën Çeke, për motivin e pajtueshmërisë kurrikulare dhe të krediteve përkatëse”. – sqarohet në përgjigjen e shkollës Harry Fultz.

Por kjo pjesë e përgjigjes është mbuluar nga media, që e ka publikuar informacionin e shtrembëruar për kandidatin për zgjedhjet vendore. Sipas artikullit në fjalë, arsyeja e regjistrimit të Këlliçit në Coppin University në vitin 2005, është sepse vëllai i tij punonte në zyrën e pranimeve të studentit.

“Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes së tij, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme.” – vijon artikulli.

Në fakt, këto dyshime janë lehtësisht të verifikueshme. Mjafton të interesohesh pranë universitetit Coppin në Maryland për të kërkuar informacion mbi ish-studentin e tyre.

Faktoje bëri pikërisht këtë.

Në përgjigjen e tij, Universiteti Coppin në Maryland informoi Faktoje-n për procedurat që ky universitet ka për regjistrimin e studentëve që ndjekin procesin, siç ka vepruar edhe Belind Këlliçi.

Dokumenti udhërrëfyes i universitetit liston “rregullat për pranimin e studentëve të huaj”.

Sipas këtij udhërrëfyesi një student i huaj që aplikon për t’u pranuar në Coppin University për studimet bachelor, duhet të dorëzojë aplikimin me disa dokumenta, ndër të cilat:

1.Të dhënat akademike zyrtare të noterizuara të shkollës së mesme që tregojnë notat e marra, fletët vjetore të notave, certifikatat e provimit dhe certifikatat e përfundimit siç zbatohen për sistemin arsimor në vendin e origjinës së studentit. Të dhënat duhet të merren për secilin nga katër vitet e fundit të shkollës së mesme ose pikët e nivelit të avancuar.

Udhërrëfyesi-2004-2006-Universiteti-Coppin

Letra e shkollës Harry Fulltz ka sqaruar se e ka pajisur Belind Këlliçin me raportin shkollor me rezultatet përkatëse për katër vite, skeletin e kurikulës për vitet 2001-2005 dhe programet mësimore të detajuara për çdo lëndë si dhe vërtetimin për zhvillimin e programit mësimor në gjuhën angleze.

Informacionet e dhëna nga universiteti Coppin në Maryland dhe shkolla Harry Fultz në Tiranë tregojnë shumë qartë procedurën e përdorur për pranimin e studentit Belind Këlliçi në programin bachelor.

Në përgjigjen drejtuar Faktojes, Universiteti Coppin ka informuar edhe për studimet që Këlliçi ka përfunduar në këtë universitet.

Edhe pse vërtetimi i këtij pretendimi të ngritur ishte lehtësisht i verifikueshëm, medias që e nisi këtë “hetim” iu deshën, jo një, as dy apo tre, por katër artikuj dhe përsëri nuk i dha përgjigje pyetjeve që ngriti vetë. Kjo mungesë verifikimi nuk ndaloi mediat e tjera online që të përhapin keqinformimin e shqiptarja.com. Të paktën 99 herë është publikuar në rrjetin social facebook titulli “Belind Këlliçi nuk ka diplomë”.

 

Në asnjë nga këto artikuj, media nuk është interesuar të marrë informacion nga vetë Universiteti që pretendohet se është mashtruar. Pas daljes së këtyre artikujve, Partia Socialiste e përdori këtë tezë keqinformuese të mungesës së diplomës, për reklamë negative të cilën e sponsorizoi si spot në mediat online.

Nisur nga përgjigjja publike e shkollës Harry Fultz në Tiranë, dhe përgjigjes se Universitetit Coppin në Maryland, Faktoje e kategorizon si të pavërtetë dhe dizinformues lajmin në fjalë./Faktoje.al

Etiketa: BELIND KËLLIÇICoppin University


Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Faktoje.al: Nga 84 premtime, politikanët nuk mbajtën 73 prej tyre

Faktoje.al: Nga 84 premtime, politikanët nuk mbajtën 73 prej tyre

“Jeton në saraje me 5 mijë m² oborr”, Berisha: Rama u akuzua për 200 mln euro të fshehura

“Jeton në saraje me 5 mijë m² oborr", Berisha: Rama u akuzua për 200 mln euro të fshehura

Hapet një tjetër segment i Rrugës së Arbrit

Hapet një tjetër segment i Rrugës së Arbrit
















TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com