Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beleri nga qelia: Më penguan të marr detyrën, besoj në fuqinë e së vërtetës

2023/06/27 at 10:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Flet djali i Belerit: Burgosje e padrejtë, Greqia të parandalojë planet e Shqipërisë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri nuk do të marrë pjesë këtë të martë në ceremoninë e konstituimit të këshillit bashkiak. Një ditë më parë Gjykata rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkoi të shkojë përpara Këshillit Bashkiak e të betohet si kryetar i Bashkisë Himarë.


Në një letër nga qelia, ai shprehet se është penguar të marr detyrën duke tjetërsuar për momentin, rezultatin e zgjedhjeve.

Beleri shprehet ndër të tjera se ende beson te drejtësia dhe kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve që të reagojnë për mbrojtjen e vlerave të demokracisë.

Letra e plotë

Të nderuar këshilltarë, të nderuar qytetarë të Bashkisë së Himarës, Sot, në ditën e marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë Himarë, megjithëse kërkova leje për të marrë pjesë dhe njëherësh përgjegjësinë që më ngarkuat me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit 2023, ma refuzuan. Pas sulmit shpifës dhe vulgar ndaj meje nga Edi Rama në javën e fundit zgjedhore, arrestimit tim të paligjshëm dy ditë para garës zgjedhore, paraburgimit tim për 45 ditë, sot më penguan të marr detyrën duke tjetërsuar për momentin, rezultatin e zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj, unë ende besoj në fuqinë e së vërtetës.

Unë ende besoj në fuqinë e së mirës dhe virtytit. Sulmi i paprecedentë dhe 45 ditët e paraburgimit tim të padrejtë nuk e ndryshojnë besimin tim të thellë te demokracia, te të drejtat, institucionet dhe pikë së pari te qytetarët. Besoj dhe ju ftoj të besoni dhe ju se ky kalvar nuk do të ketë kryqëzim. Shpresoj që së shpejti të gjithë të mendojnë lirshëm dhe të veprojnë me virtyt. Prandaj ju kërkoj të tregoni durim, besim në demokraci dhe në shtetin e së drejtës, në atë që mbrojtët me votën tuaj. Sepse më 14 maj fitoi Demokracia. Fitoi Himara. Dhe u jam mirënjohës atyre që treguan trimëri, por edhe mirëkuptoj ata që u nënshtruan presionit. Por ju premtoj se për mua nuk ka fitues dhe humbës.

Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si kryebashkiak, i pari mes të barabartëve, do të marshojmë të bashkuar për t’u bërë edhe më të fortë, duke mbrojtur Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut. Personalisht marr forcë nga forca juaj dhe duroj, si një qytetar që ka mësuar të mbrojë idetë e tij për liri, demokraci dhe në praktikë të mbrojë dhe të kujdeset për çdo njeri që vuan apo kërcënohet. Jam i sigurt se së shpejti bashkësia ndërkombëtare do të mbrojë parimet dhe vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Sepse mbi të gjitha sot një kryetar bashkie i zgjedhur në këtë pjesë të Evropës, një qytetar pjesëtar i minoritetit, u pengua të merrte detyrën. Sepse sot u konfirmua synimi i kundërshtarëve të popullit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Dhe nga ky cep i Evropës, i drejtohem lidershipit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë, Bashkimit Evropian dhe të gjitha Kombeve që i shërbejnë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U drejtohem të gjithë anëtarëve përkatës të të gjitha organizatave ndërkombëtare të cilët sipas kompetencës së tyre mbrojnë dhe ruajnë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, duke u kërkuar të mbrojnë jo Fredi Belerin, as pjesëtarët e minoritetit etnik 2 grek në Bashkinë e Himarës, as shumicën e qytetarëve që më zgjodhën, jo demokracinë në Shqipëri apo rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, POR, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur atë që përfaqësojnë, për të mbrojtur historinë e tyre dhe pikësëpari të ardhmen e tyre. Sepse nëse të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës do të lihen në fatin e tyre në këtë cep, atëherë vetë demokracia do të mposhtet, atëherë ata do të jenë mposhtur dhe do të jetë mposhtur morali që janë betuar të mbrojnë.

Në fund të fundit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike është një ushtrim kolektiv dhe jo një përpjekje e njëanshme. Dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara edhe Presidenti i Evropës së Bashkuar edhe krerët e organizatave ndërkombëtare, edhe kryetari i bashkisë së Himarës, ose kryetari i çdo cepi të botës perëndimore mbrojnë të njëjtën demokraci, të njëjta të drejta të njeriut, të njëjtin shtet të së drejtës. Prandaj u kërkoj që ti kushtojnë vemëndje paraburgimit dhe aktakuzës ndaj kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës për të përmbushur misionin e tyre në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

Nëse këtu, si dhe në çdo cep të planetit, humbet beteja, atëherë nesër mund të humbasë edhe lufta. Por beteja do të jepet dhe do të fitohet dhe dita kur unë do të lirohem dhe do të marr detyrat që më keni caktuar, do të jetë një ditë e guximshme në histori ndryshe nga e sotmja që është turpëruese për përgjegjësit dhe zhgënjyese për ne të tjerët.

 



Ju sugjerojmë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
Sport

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

18 Dhjetor, 2025 9:37 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
Para
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete

Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete

Vala e të nxehtit “pushton” Spanjën, termometri arrin 44 gradë celcius

Vala e të nxehtit “pushton” Spanjën, termometri arrin 44 gradë celcius

Konstituimi i këshillit bashkiak nis me tensione, ambasadorja greke në Himarë

Konstituimi i këshillit bashkiak nis me tensione, ambasadorja greke në Himarë
















TE FUNDIT

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
18 Dhjetor, 2025

Ende pa nisur seanca plenare, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Në videot e...

Lexo më shumë

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të...

Lexo më shumë

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
18 Dhjetor, 2025

Futbollisti Mario Pineida (33 vjeç) u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën, tha ekipi i tij. Guayaquil është bërë një...

Lexo më shumë

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
18 Dhjetor, 2025

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo seancë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com