Konstituohet Këshilli Bashkiak i Himarës. Mbledhja e zhvilluar këtë të martë nisi me tensione mes përkrahësve të Fredi Belerit dhe anëtarëve të tjerë të këshillit si dhe punonjësve të bashkisë.
Përkrahësit e Belerit kërkuan të futen në sallë dhe të largohen punonjësit e bashkisë.
Mes këtyre debateve, anëtarët e këshillit nisën procedurën e betimit, ndërsa mbetet ende e paqartë se si do të procedohet me betimin e kryetarit në mungesë, Fredi Belerit.
Ndërkohë, mësohet se kryetar i Këshillit Bashkiak është zgjedhur Dhimitër Kapaj nga Partia Socialiste.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit që të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit të Këshillit për të bërë betimin si kryetar i Bashkisë Himarë.