Teksa në Gjykatën e Durrësit pritet që të fillojë paraditen e së martës seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për t’u betuar si kryebashkiak para këshillit të Bashkisë Himarë, pranë ambienteve të Gjykatës ka mbërritur ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Konstantina Kamitsi.
Përmes kësaj kërkese, Beleri ankimon vendimin e Drejtorisë së Burgjeve, që i refuzoi lejen, që do t’i mundësonte marrjen e detyrës së kryebashkiakut.