Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beleri i shkruan letër Blendi Fevziut: Dua të sqaroj disa gjëra që janë thënë për mua

2023/09/25 at 8:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Beleri i shkruan letër Blendi Fevziut: Dua të sqaroj disa gjëra që janë thënë për mua

Kandidati i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim, i është drejtuar me një letër drejtuesit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu .


Në letrën e tij drejtuar gazetarit, Beleri thotë se në emisionin e datës 18 shtator, ndaj tij janë hedhur akuzat të pabaza nga të fturit.

Ai ka sqaruar, sipas tij, çështjen e Peshkëpisë si dhe akuzat për djegien e flamurit kombëtar shqiptar. Ai e ka cilësuar absurd dënimin për poshtërimin e simboleve kombëtare, duke mohuar të ketë djegur flamurin.

Po ashtu, ai mohon që të ketë bërë shit-blerje votash gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Duke thënë se arrestimi i tij është bërë me urdhër politik nga qeveria.

Letra e Belerit për Fevziun

I nderuar zoti Fevziu

Duke marre shkas nga emisioni juaj i dates 18 jam i detyruar te sqaroj disa gjera ne lidhje me shtremberimet dhe faktet e genjeshterta qe u thane per mua. Per arsye te pakuptueshme per mua ne emisionin tuaj te te Henes dt 18 pati nje seri dezinformimesh te opinionit publik per te pakten 3 ceshtje qe dua t’i saktesoj.

1 -Ceshtja e Peshkepise:

a) nuk jam akuzuar as hetuar ne Greqi sepse paraqita te gjitha faktet qe isha ne Qypro edhe u hetova u gjykova edhe u denova per ato qe kam deklaruar ne formularin e dekriminalizimit. Ne Shqiperi eshte hetuar ceshtja 3 here. Hera e fundit eshte ceshtja qe u regjistrua vitin 2019. Edhe pse vepra ishte parashkruar qe ne vitin 2014, 3 vjet isha ne pergjim ne menyre te paligjshme. Jam paraqitur ne SPAK 3 here dhe kam dhene deklarime sa here me eshte kerkuar. Ne relacionin perfundimtar te oficerit te policise gjyqesore eshte dhene opinioni se personat nen hetim nuk kane lidhje me vepren penale. SPAK paraqiti kerkese ne Gjykaten e Posacme per pushimin e procedimit penal per shkak se e drejta e prokurorise per te bere hetime kishte perfunduar ne vitin 2014. Me vendim te GjKKO date 6-12-2021 ceshtja u mbyll sepse vepra eshte parashkruar. Pra qe prej vitit 2014, sipas vete SPAK prokuroria nuk kishte te drejte te kryente hetime, megjithate me pergjoi mua dhe rreth 18 persona te tjere per disa vite, duke harxhuar parate e taksapaguesve, ne menyre te paligjshme. Megjithate nuk kam paraqitur asnje shkak per pengese apo zvarritje te atij hetimi.

Ne emision tuaj gjithashtu u thane dy genjeshtra te medha:

– nuk ka ardhur leter porosia nga Greqia, fakt qe eshte krejtesisht i pavertete dhe i genjeshtert. Pavaresisht se leterporosia eshte kerkuar jashte afatit ligjor per te kryer hetime, pasi eshte derguar ne 2019, Greqia ka kthyer pergjigje, e cila ndodhet ne dosje.

– Ju vete gjate emisionit nxoret nje dokument qe une jam mare i pandehur per ceshtjen. Dokumenti eshte i falclsifikuar nga njerezit qe jua kane vene ne dispozicion. Gjeni vendimin e gjykates se posacme qe eshte dokument zyrtar, tek i cili qartesisht percaktohet pozita ime procedurale. Per lehtesi qe ta gjeni, ju dergoj faqen e pare te tij. Une kam qene person nen hetim dhe per asnje moment i pandehur.

2- Denimi im I vitit 2003 per fyerje dhe poshterim te simboleve te Republikes eshte nje denim absurd edhe nenin 268 prokuroria e vuri sepse nuk kishte per cfare te me denonte. Pavaresisht se vendimi eshte i formes se prere, une nuk kam qene as gjate hetimit dhe as gjate gjykimit, as para ngjarjes as pas ngjarjes, pasi jetoja si shume te tjere ne Greqi. Lexoni vendimin dhe duket qarte qe jam akuzuar se sipas gjykates organizova emigrantet te vinin nga Greqia me autobuza per te votuar edhe per nje shkrimin tim ne gazeten Himara qe botohej ate kohe ne Athine. Pra per agjitacion e propagande qe e kam bere ne Athine, jo ne Shqiperi. Nuk kam djegur as grisur asnje flamur sic u tha ne emision. Jo vetem ne ate kohe por kurre ne jeten time .

Ne shtetet demokratike se kush mund te kandidoj e percakton ligji edhe Kushtetuta edhe jo deshirat e mazhorances edhe te veteshpallurit si Patriot .

KQZ e ka pjese te detyres se saj funksionale verifikimin neqoftese nje kandidat ploteson kriteret ose jo. Kandidati kundershtar nuk e ka kundershtuar sipas ligjit lejimin tim per te kandiduar pasi as ai as ata qe jane pas tij nuk kane gjetur asnje pengese ligjore. Nuk e kankundershtuar vendimin per lejimin tim per te kandiduar asnje subjekt sipas ligjit. Diskutimit pse e kandidoi opozita? Eshte morale? Eshte vendim i sakte politik ? Ketyre pyetjeve u dha pergjigje populli I Himares ne 14 Maj ne menyre te paekuivok dhe sbesoj se ka me koment. Pra ligji foli populli foli te gjithe te tjeret duhet te heshtin. Ne demokraci te gjitha pushtetet burojne nga populli edhe i sherbejne atij . Me lejoni t’u informoj edhe per dicka te fundit qe thuhet gjeresisht: erdhen votues nga Greqia. Sigurisht qe erdhen sepse kane te drejte vote edhe paguajne taksa. E ka thene edhe Gjykata Kushtetuese qe parlamenti duhet te marri masa qe te garantoje emigrantet te ushtrojne te drejten e tyre kushtetuese per te votuar. Ajo qe qellimisht nuk thuhet eshte se fushate per voten e emigranteve ne Greqi ka bere edhe partia socialiste .Sekretari i pergjitheshem Damian Gjiknuri drejtuesi politik i qarkut Bledi Klosi edhe te gjithe kryepleqte e fshatrave te bashkise kane bere mitingje kane shperndare tapi (falco edhe te sakta) kane paguar bileta karburant etje. Derisa vota eshte e fshehte asnje nuk di se per ke votuan himariotet qe erdhen nga jashte. Pse paragjykohet vota e himarioteve qe paten ndergjegje kushtetuese dhe erdhen dhe votuan ne vendlindje dhe jo vota e kuksianeve te cileve ju vu aeroport e avion ne dispozicion qe te vinin per te votuar. Per te tera sa ju kam permendur me siper disponojme dokumenta shkresore autentike dhe mund tju ve nje kopje ne dispozicion ne cdo moment qe ju do ta shikoni te arsyeshme.

Sic shume mire e dini sot gjendem ne paraburgim per asnje nga ceshtjet qe u fol ne emision por per vepren penale korrupsion zgjedhor qe u regjistrua nga prokuroria Jo kompetente, prokurorja e ceshtjes nxorri akte 1 dite para se te caktohej, u zgjodh manualisht edhe Jo me short elektronik sipas ligjit. Vlefshmerine e vendimeve te saj ia garantoi i vellai, qe eshte kryetari i gjykates se juridiksionit te pergjithshem Vlore dhe nxori sekretaret ne pune ne 12 te nates si kurre ndonjehere. Te dy me lidhje te ngushta me ps . Vepra imagjinare ndodhi 2 km larg vendit qe ndodhesha une edhe u quajt flagrance. Nga 32 raste qe u regjistruan per korrupsion zgjedhor jam i vetmi qe gjendem ne burg edhe i vetmi kandidat qe jam arrestuar 32 vitet e pluralizmit. Gjeni ju ndonje rast tjeter si rasti im. Pra ne emision lejuat te diskriminimohem duke mos u verifikuar sa keni deklaruar dhe pa marre opinionin tone.

Ju lutem me rastin e pare qe do kini te degjohet edhe zeri jone nepermjet dikujt qe realisht na perfaqeson neve sepse zoti Stavri Marko nuk eshte pjese e organeve drejtuese te Omoniias, nuk ishte as pjese e ekipit qe drejtonte fushaten dhe as votues ne bashkine tone. Para zgjedhjeve me deklarata publike u angazhua per te gjetur kandidat per PS.

Duke ju falenderuar paraprakisht ngelem shprese plot qe reagimi im do te lexohet nga ju dhe ngelem ne pritje qe ne emisionin e radhes te degjohet dhe zeri jone.

Dite te mbare dhe gjithe te mirat

Fredi Beleri



Ju sugjerojmë

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona
Kronikë

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona

28 Nëntor, 2025 12:02 pm
NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë
Aktualitet

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë

28 Nëntor, 2025 11:58 am
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Kryesore

113 vite pavarësi/Berisha:Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë

28 Nëntor, 2025 11:56 am
113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Aktualitet

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 9:25 am
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Aktualitet

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

28 Nëntor, 2025 8:53 am
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Aktualitet

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 8:50 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

28 Nëntor, 2025 8:23 am
113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Para
“Kam borxhe”, dy shqiptarët që u kapën në shtëpi bari në Angli: Kam nënën me kancer

U kapën në një shtëpi bari, lihen në burg tre shqiptarët në Britaninë e Madhe

OKB: Gratë ukrainase janë përdhunuar brutalisht nga rusët, familjarët dëgjuan ulërimat e tyre

OKB: Gratë ukrainase janë përdhunuar brutalisht nga rusët, familjarët dëgjuan ulërimat e tyre

Vuante dënimin në Burgun e Beratit, i burgosuri humb jetën gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Vuante dënimin në Burgun e Beratit, i burgosuri humb jetën gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës
















TE FUNDIT

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona
28 Nëntor, 2025

Një operacion policor është finalizuar një ditë më parë në Tiranë, ku u sekuestruan 2 automjete me vlerë 110 mijë...

Lexo më shumë

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë
28 Nëntor, 2025

Aleanca Euro-Atlantike (NATO) ka uruar Shqipërinë për 113 vjetorin e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, NATO ka publikuar...

Lexo më shumë

113 vite pavarësi/Berisha:Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
28 Nëntor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, ditën e Flamurit Kombëtar, duke përkujtuar shpalljen e Pavarësisë...

Lexo më shumë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për të uruar shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com