Pak muaj më parë u përfol në media për një rikthim të moderatores Belen Rodriguez dhe ish të partnerit të saj, balerinin Stefano De Martino.
Gjithashtu ata u fotografuan duke u puthur nga paparacët, por asnjëri prej tyre nuk e kishte pranuar publikisht ribashkimin. Por më në fund përmes një postimi në rrjete sociale, Belen ka pranuar se ajo dhe De Martino janë më të dashuruar se kurrë.
Moderatorja ka publikuar një foto ku ata shfaqen duke u puthur dhe krahas fotos ka shkruar:
“Uroj që të rrish pak kohë…ose më mirë përgjithmonë,”-përfundon Belen në postimin e saj.
Çifti kanë së bashku dhe një djalë dhe duket se tashmë i kanë dhënë edhe një mundësi lidhjes së tyre pas ndarjes./Opinion.al/