Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bekim Balaj, Lorik Cana i ri?!

2016/01/08 at 9:24 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bekim Balaj, Lorik Cana i ri?!

Nëse ka një emër që kohët e fundit po përmendet më shumë në showbiz se në profesionin e tij si futbollist, ai është Bekim Balaj. 24-vjeçari nga Shkodra pjesë e skuadrës kombëtare të futbollit, njësoj si në fushë, prej kohësh po ‘sulmon’ seriozisht fushën e showbizit dhe të vajzave të bukura të ekranit.


Së fundmi Bekimin e kanë lidhur me modelen dhe prezantuesen e emisionit ‘Express Rozë’, Elita Rudin dhe kanë shkruar se çiftin e kanë tradhëtuar fotot e postuara në llogarinë personale në Instagram. Fillimisht 5 javë më parë si Elita dhe Bekimi kanë publikuar foto personale nga një udhëtim në Venezia, shkrepur ekzaktësisht në të njëjtin vend.

Dhe ky nuk është rasti i parë i ngjashmërisë sepse dyshja në një tjetër rast kanë postuar foto me të njëjtën këmishë me kuadrata kuq e zi  apo në rastin kur postojnë foto nga i njëjti kolltuk. Nisur edhe nga postimet që Elita bën në Instagram, kuptohet që ajo viziton shpesh Kroacinë, përkatësisht qytetin e Rijekës, ku luan sportisti.

Megjithatë as Bekimi e as Elita nuk kanë pohuar asgjë deri më tani, siç edhe nuk kanë mohuar lidhjet e shumëpërfolur këto ditë në media, që thuhet të ketë nisur 5 muaj më parë. Madje edhe kur ishte e ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin” në mbrëmjen speciale të natës së parë të vitit të ri, prezantuesja brune u pyet nëse pëlqen futbollistët, por u mundua të mos jap një përgjigje të drejtëpërdrejtë.

Nëse lidhja mes Bekimit dhe Elitës është e vërtetë, atëherë nuk duhet të harrojmë që po në të njëjtin emision, modelja gjendej përballë ish-it të Bekimit. Bëhet fjalë për moderatoren e InTv, Einxhel Shkira, gjithashtu e përfolur për një lidhje dashurie me futbollistin në dhjetor të 2014-ës .

Ndonëse edhe në këtë rast romanca as u pohua e as u mohua, u përfol se çifti kishte shkuar bashkë me pushime në Jamaica, dhe po në këtë rast u ‘tradhëtuan’ nga fotot dhe vendndodhja e njejtë.

Epo duket se Bekimi ka një dobësi për prezantueset sepse vetëm pak muaj më parë u përfol sërish për një lidhje me bukuroshen bjonde, Viola Spiro. Historia do të përsëritej dhe mediat nisën të shkruanin nisur sërish nga fotot e shkrepura në makinë e 24-vjeçarit shkodran dhe detajeve të tjera të përbashkëta në ambientin përreth.

Megjithatë protagonistja e lajmit, Viola e ka mohuar publikisht lajmin duke treguar se ajo asnjëherë nuk ka qenë në një lidhje me futbollistin e kombëtares. Ajo që është e çuditshme në të treja rastet e sipërpër- mendura është se Bekimi shfaqet kudo ndonëse të treja vajzat e fshehin atë. Të jetë kjo për shkak se sulmuesi është një donzhuan i vërtetë apo se ai nuk është aq ‘serioz’ sa për të krijuar mundësinë e bërjes dhe pranimit publik të këtyre romancave?!

Të jenë kaq rastësi ‘tradhëtitë’ e përsëritura të fotove?

Siç duket deri më tani, Bekimi me gjasa mund të cilësohet ndryshe edhe si Lorik Cana i Ri, i cili shumë vite më parë është përfolur shpesh për lidhjet e tij me vajza të njohura si modelja Zana Krasniqi, Adelina Tahiri, etj.

Bekim Balaj e ka nisur karrierën futbollistike në klubin e Vllaznisë dhe ka luajtur edhe në një sërë skuadrash të tjera si Gençlerbirliğit, Tiranën, Sparta Prague, Jagiellonia, dhe u bë pjesë e kombëtares së U19 në vitin 2009. Pas debutimit të suksesshëm të Sparta Prague, Balaj u thirr nga trajneri Gianni De Biasi për të luajtur në kombëtare.

Një ndër momentet më kulmore të ndeshjeve të tij te kombëtarja shqiptare ka qenë goli i shënuar ndaj Portugalisë, goli i vetëm i ndeshjes hapëse të Euro 2016. /Anabel/

5423167



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Studimi/ Gratë me gjokse prej silikoni janë të prirura për vetëvrasje

Studimi/ Gratë me gjokse prej silikoni janë të prirura për vetëvrasje

Ermal Mamaqi pyet fansat, a më shkon modeli i ri?!

Ermal Mamaqi pyet fansat, a më shkon modeli i ri?!

Ja rreziqet që i kanosen fëmijëve tuaj në internet, nga pornografia te rrëmbimi

Ja rreziqet që i kanosen fëmijëve tuaj në internet, nga pornografia te rrëmbimi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com