Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në Shqipëri. Me 18 gola të shënuar në sezonin 2023-2024, sulmuesi ishte lojtari me më shumë gola të shënuar.
Çmimi prestigjioz, sulmuesit shkodran iu dorëzua nga legjenda Sulejman Demollari. Balaj është kandidat edhe për “Topin e Artë” në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Balaj u shfaq shumë i lumtur për këtë çmim të marrë.
“Kam nderin që këtë trofe ta marr nga një figurë e nderuar e futbolli si Sulejman Dmeollari. Këpuca e Artë është një trofe i rëndësishëm për sulmuesit, sepse ne vlerësohemi për golat. Pa ndihmën e shokëve të skuadrës do të ishte e pamundur ta merrja këtë çmim”, tha Balaj.