Bota

Bejrut/ Dhimbja i lë vend zemërimit, protestuesit përleshen me policinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:09 - 07/08/20 |
el ida

Pas dhimbjes dhe panikut, qytetarët e Bejrutit janë përfshirë nga zemërimi dhe janë ngritur në protesta anti qeveritare.

Pas shpërthimit katastrofik të së martës, manifestuesit u përleshën me forcat e sigurisë pranë godinës së parlamentit, ndërsa polica u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Demonstruesit fajësojnë politikanët për shpërthimin, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe keqmenaxhim. Nga ana tjetër, agjencia shtetërore e lajmeve bëri të ditur se 16 persona janë ndaluar, si pjesë e hetimeve të njoftuara këtë javë nga autoritetet.

Përveç viktimave, dhjetëra persona vijojnë të jenë të zhdukur në kryeqytetin libanez. Autoritetet shëndetësore ngrenë alarmin për gjendjen e mjerueshme në spitale, ku mungojnë shtretërit dhe pajisjet për trajtimin e pacientëve në gjendje kritike.

Sakaq, mbi 300 mijë vetë besohet të kenë mbetur të pastrehë./Opinion.al

Pas