Aktualitet

“Bëjnë paradë mode”, Balluku deputetit të PD: Ne vishemi si gardianet e Kuvendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 09/12/21 |
Opi Nion

Pas Spiropalit, edhe ministrja Belinda Balluku i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula.

Ky i fundit tha në foltoren e Kuvendit se ministret e qeverisë bëjnë paradë mode në parlament.

Ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, iu kthye deputetit duke thënë se ato mezi dallohen nga gardianet pasi vishen të gjitha me të zeza.

Ne dallohemi pak nga vajzat e gardës se jemi të gjitha të veshura me kostume të zeza dhe me pantallona se na duhet të shkojmë edhe nëpër rrethe. Mos t’i futemi kush bën modë më shumë. Nuk e di ku i patë numrat. Kur dilni këtu duhet të dilni me numra dhe fakte. Nuk mund të thonë që do dalë biznesi i madh në treg. Juve nuk ju pëlqen. Ne do vazhdojmë të mbrojmë biznesin e vogël dhe familjarin. Asnjë qindarkë nuk do rritet energjia elektrike sepse qeveria ka marrë përsipër ta mbrojë këtë fashë”,-tha ministrja.

Deputeti i PD i akuzoi ministret e qeverisë femra se bëjnë paradë mode.

Të thuash ministret bëjnë paradë mode është steriotipizimin gjinor, shembuj të tillë t’i shmangim se këto gratë që etiketove t’i mbajnë barrën më të rëndë të kësaj qeverie, sepse përbëjnë mbi 70 % të kabinetit”-tha ai ./Opinion.al

Pas