Roland Bejko, kandidati PD që mban vulën për bashkinë e Tiranës thotë se Belind Këlliçi bëri zgjedhjen e gabuar duke garuar në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Në emisionin “Opinion”, Këlliçi përfaqëson Berishën që është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe cenim të demokracisë.
Po ashtu, Bejko përdori dhe shprehjen e Ramës duke thënë se Berisha u largua nga pushteti më 2013 me 1 milionë vota.
“Besoj te qytetarët, kam hyrë për të dalë i nderuar nga kjo garë dhe janë qytetarët ata që dpo të vendosin. Vua e PD nuk është thjesht një vulë, por është një busull. Vendosa të kandidoja dhe për shkaun se nuk mund të linim që e djathta të përfaqësohej nga një non grata dhe nga një i majtë, Ilir Meta. Belind Këlliçi ka bërë zgjedhjen e gabuar se kandidon për një non grata dhe që është izoluar nga perëndimi. Berisha është një figurë me dritë-hije dhe u shpall non grata. Ai u largua me 1 milionë vota për korrupsion dhe për pengimin e demokracisë. Prit se aty do dal… ta lexoj mendjen dhe aty do dal”,-tha Bejko.