Qershori nisi me vranësira dhe me reshje, por këtë fundjavë duket se i ka lënë vendin plazhit dhe temperaturave të larta. Dita e nesërme do të shënojë 32 gradë celsius në zonat e ulëta dhe 29 gradë celsius në zonat malore. Fundjava vjen me temperatura të nxehta ku termometri do të shënojë deri në 37 gradë celsius në bregdet ndërsa në zonat malore deri në 35 gradë celsius. Edhe java në vazhdim do të jetë e nxehtë dhe me diell. Gjatë ditës së shtunë mund të ketë vranësira të pakta në disa zona të vendit./Opinion.al