Kryesore

“Bëhu burrë një herë dhe…”,Alibeaj-Ramës: U kapën 45 kg kokainë të njeriut tënd



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 16/06/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj bëri një denoncim nga Kuvendi i Shqipërisë kur iu drejtua kryeministrit Rama.

Sot u kapën 45 kg kokainë të njeriut tënd”,-i tha Alibeaj Ramës. Deputeti i PD iu referua kokainës së kapur natën e mbrëmshme në një kontenier mishi të ardhur nga Brazili, e cila ishte ndarë në 40 pako.

Si ishte puna e domateve? Ne me domate do merremi me ata katunarët tanë, me të ngratët, ti merresh me lulet e Kajmakut brenda të cilave ndodhet kokaina. Edhe sot 45 kg kokainë të njeriut tënd u kapën apo jo, po po të njeriut tënd.

Si ishte puna e non gratave? Bëhu burrë një herë më në fund fol për non gratat e tua, i ke me shumicë në grupin tënd. Gjysmë zeri nuk e nxjerr për raportin e DASH ta ka thënë në shqip e anglisht, në mënyrën më plateale del e i mbron e bashkon votat me ta. Bëhu burrë një herë e mos i ul poturet para tyre se kjo është shumë e rëndësishme për të mirën e shqiptarëve. Për t’u bërë burrë ti e shumë të tjerë ende vazhdon në sirtaret e këtij parlamenti vetingu për politikën. Ke ti fuqinë ta bësh këtë punë?”,-i tha Alibeaj kryeministrit Rama.

Pas