Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pacolli i kërkon Ramës një fushatë diplomatike kundër krimeve të Serbisë

2020/11/19 at 4:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pacolli i kërkon Ramës një fushatë diplomatike kundër krimeve të Serbisë

Kryetari i Aleancës “Kosova e Re”, Behgjet Pacolli, i ka drejtuar një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me raportin e Dick Marty.

Në letër, Pacolli i kërkon kryeministrit Rama të kundërshtojë në mënyrë diplomatike raportin e Dick Marty dhe së bashku me Republikën e Kosovës të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë të krimeve të luftës, që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë” shkruan Pacolli.

Sipas tij, raporti i Dick Martyt është rezultat i një fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa thekson se tashmë duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e Dick Martyit në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në. Aktakuza kundër Presidentit Thaçi dhe të tjerëve nuk kishte përfshirë ndonjë pjesë nga raporti i Dick Marty, kështu që ky raport përmes një institucioni gjyqësor është hedhur poshtë dhe kjo tregon se raporti ka qenë vetëm një mjet politik nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar Kosovën. Kjo kërkon një sfidim nga brenda Këshillit të Evropës (aty ku Shqipëria është anëtare) nga ku ka dalë raporti i Dick Martyt. Na duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, më e rëndësishmja fshehja e trupave të personave të zhdukur. Kombi ynë, historia jonë dhe lufta jonë për çlirim dhe pavarësi është nën sulm. Së bashku dhe të unifikuar duhet të përgjigjemi” shprehet Pacolli.

Në përfundim të letrës Pacolli shkruan se drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, ndërsa thekson se ne nuk mund ta pranojmë këtë.

“Ne nuk mund të pranojmë që një Gjykatë e krijuar nga Kuvendi i Kosovës të ofroj amnisti krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë dhe për të ndryshuar rrëfimin historik të vendit tonë sipas gjuhës e mendësisë së prokurorëve serbë. Ne kemi krijuar institucionet që duhet të merren me drejtësinë, por drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, po përpiqet të japë amnistinë e krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe po ndryshon pozicionin e viktimës me agresor. Ne nuk mund ta tolerojmë këtë. Ne duhet të veprojmë”, shkruan Pacolli./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
COVID/ 139 persona të infektuar, 6 viktima

COVID në Shqipëri/ Shënohen 11 viktima dhe 786 raste, harta e shpërndarjes

OBSH: Një vdekje nga COVID çdo 17 sekonda në Evropë

OBSH: Një vdekje nga COVID çdo 17 sekonda në Evropë

Nuk kanë marrë pagat, futbollistët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen

Nuk kanë marrë pagat, futbollistët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com