Aktualitet

Bëhet nënë për herë të parë në moshën 52-vjeç, infermierja nga Prishtina lind në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 16/09/22 |
Opi Nion

Një infermiere e punësuar në Prishtinë është bërë nënë për herë të parë në moshën 52-vjeçare. Gruaja solli në jetë një vajzë, emri i së cilës është Alea, në maternitetin “Koço Gliozheni”, në Tiranë.

Lajmi është dhënë nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një videoje të publikuar në “Facebook”.

“Lajm i bukur! 52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë”, shkruan Manastirliu.

52-vjeçarja është shprehur e lumtur për eksperiencën e bukur që përjetoi. Ajo tha se ka qenë një sfidë e madhe për të dhe për vogëlushen por që në fund ia doli.

“Mama për herë të parë, ndihem shumë e lumtur, jashtë mase, nuk kam fjalë të përshkruaj aq e lumtur që jam. Rruga ishte e gjatë, eksperienca ishte shumë e mirë, jam e kënaqur nga stafi mjekësor, si stafi infermier, jam shumë shumë e kënaqur. Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin por më në fund ia dola”, thotë 52-vjeçarja./Opinion.al

Pas