Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bëhej xheloz që flisja me Martinin, prandaj e vrau”, rrëfimi i Tina Pajollarit

2022/09/14 at 11:11 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Bëhej xheloz që flisja me Martinin, prandaj e vrau”, rrëfimi i Tina Pajollarit

Në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Martina Pajollari ka rrëfyer variantin e parë të dëshmisë që ajo ka dhënë në polici pas vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço, trupi i të cilit u gjet i hedhur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq në Qershor 2022.

Pas dëshmisë së parë të Tinës, u arrestuan dhe mbahen ende në qeli Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe çobani i dy kushërinjve, Bledi Angjo.

Në intervistën me gazetarin Spartak Koka, Tina Pajollari tregon se sipas variantit të saj të parë në polici, i interesuar për të vrarë Martin Çeçon ka qenë Valter Mollaj. Kjo, sipas saj, sepse Valteri bëhej xheloz që Tina fliste me Martinin.

Gjithmonë sipas këtij varianti, Valter Mollaj kishte lidhje dashurie jashtëmartesore me 18-vjeçaren Tina Pajollari, të dy banues në të njëjtin fshat.

Por këtë variant të parë të dëshmisë së saj, Tina Pajollari thotë sot se nuk e mbështet më. Ajo tregon se ka gënjyer dhe asgjë nuk është e vërtetë. Këto deklarime të para në polici i bëri sepse skishte frikë, thotë Tina Pajollari.

Spartak Koka: Tre herët e fundit i ke qëndruar versionit që ke marrë pjesë në krim apo nuk ke marrë pjesë në krim?

Tina Pajollari: Jo kam thënë.

Spartak Koka: Çfarë ke deklaruar herën e fundit që e ke pranuar krimin? Ke thënë që ke qenë dhe ti në Kolanec?

Tina Pajollari: Po.

Spartak Koka: Si e ke thënë? A mund të na e rrëfesh?

Tina Pajollari: Thashë që isha dhe unë me ata, unë qëndrova në makinë.

Spartak Koka: Si e kë përshkruar? Kush ishte ideatori që do ta vriste? Si e ke përshkruar ti ngjarjen?

Tina Pajollari: Ishte Valter Mollaj, thashë unë, ishte Edlir Mollaj. Ishte makina e Valter Mollajt, ishte dhe çobani. Shkuan të tre, unë qëndrova në makinë. Nuk zbrita.

Spartak Koka: Sipas këtij versioni kush ishte i interesuar ta vriste?

Tina Pajollari: Valter Mollaj!

Spartak Koka: Përse?

Tina Pajollari: Sepse bëhej xheloz që unë flisja me Martinin dhe ai bëhej xheloz për mua.

Spartak Koka: Kështu e ke thënë?

Tina Pajollari: Po!

Spartak Koka: Duke kundërshtuar këtë version që ke thënë, a ke frikë se ka prova në telefonin tënd që tregojnë të kundërtën e asaj që po na thua tani. Se tani po na thua që nuk ke folur kurrë në telefon me Martinin. Dhe po na thua që nuk i ke kthyer kurrë përgjigje Martinit. A ke frikë se nga telefoni i Martinit apo i joti të zbulohet që ke folur me Martinin?

Tina Pajollari: Jo.

Spartak Koka: Je e sigurt?

Tina Pajollari: Po, shumë e sigurt!

Spartak Koka: Po sikur të dalë që ke folur, çfarë do thuash?

Tina Pajollari: Jo, nuk kam folur. Jam shumë e sigurt që nuk kam folur.

Spartak Koka: Do t’i qëndrosh këtij versioni apo do kesh një version tjetër të tretë?

Tina Pajollari: Jo, do t’i qëndroj këtij versioni.

Spartak Koka: Se kjo është e vërteta apo se kjo të intereson?

Tina Pajollari: Po, kjo është e vërteta./Tv Klan

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Bota

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

30 Janar, 2026 3:17 pm
U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë
Kronikë

U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë

30 Janar, 2026 3:04 pm
Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Para
Basha shkon në parlament: Pse nuk isha në mbledhje, do punoj që PD të kthehet…

Rusia financoi PD,Basha:PD s'ka marrë kurrë financim të huaj,aq më pak me burim rus

Ambasada e SHBA:Peskov fytyra e propagandës ruse, edhe pse nënpunës multimilioner

Ambasada e SHBA:Peskov fytyra e propagandës ruse, edhe pse nënpunës multimilioner

Financimi 500 mijë $ rus në PD/ Bardhi: Thashethem, e dhënë e ripërsëritur

Financimi 500 mijë $ rus në PD/ Bardhi: Thashethem, e dhënë e ripërsëritur

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
30 Janar, 2026

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në...

Lexo më shumë

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
30 Janar, 2026

Pikërisht ditën kur Klodian Braho mori detyrën e kryeprokurorit në mënyrën më aktive të mundshme duke behur në Këshillin e...

Lexo më shumë

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
30 Janar, 2026

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatë shumë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com