Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Presidentitri të Polonisë, Karol Nawrocki.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj i ka uruar homologut të sapozgjedhur fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke e konsideruar Poloninë një partnere të rëndësishme në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
”Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.
Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së”, shkruan Begaj.