Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj: Të ndërtojmë kushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të jetojnë në mënyrë të pavarur

2024/12/03 at 9:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Begaj: Të ndërtojmë kushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të jetojnë në mënyrë të pavarur

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuar, Institucioni i Presidentit të Republikës hapi dyert për të mirëpritur personat me aftësi të veçanta, si dhe organizatat dhe aktivistët që punojnë për respektimin e të drejtave të tyre.

Presidenti Bajram Begaj, ndau me të ftuarit përjetime nga takimet e tij në bashki të ndryshme të vendit në kontekstin e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara nga shoqëria shqiptare, deri tek institucionet përgjegjëse.

Presidenti Begaj veçoi Bashkinë e Vaut të Dejës, ku numri i këtyre personave është i lartë dhe shoqëria ka probleme në pranimin e zëshëm të tyre, Bashkinë e Roskovecit, ku prindërit investohen fort e punojnë me fëmijët me ndihmën e qendrës së vogël të bashkisë, si dhe Institutin e Personave që nuk shohin e dëgjojnë, ku punohet shumë fort me aftësitë e veçanta të fëmijëve, sidomos në art.

“Aftësia e kufizuar nuk është thjesht çështje e shëndetit publik, është çështje që lidhet me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin shoqëror”,theksoi Presidenti i Republikës. Duke nënvizuar progresin me kuadrin ligjor, Presidenti Begaj u shpreh se puna nuk duhet të ndalet këtu: “Ne kemi përgjegjësi të përbashkët për ta çuar më tej këtë mision, duke fokusuar përpjekjet tona në disa drejtime kyçe. Punësimi nuk është thjesht një mundësi ekonomike, është një çelës për dinjitetin dhe pavarësinë e çdo individi. Aksesueshmëria është një tjetër aspekt që duhet përmirësuar. Nga infrastruktura fizike, tek informacioni dhe komunikimi, duhet të sigurojmë që çdo individ të ketë akses të plotë dhe të barabartë në hapësirat publike. Kjo është e drejtë themelore, jo luks. Gjithashtu, ne duhet të ndërtojmë parakushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësinë të jetojnë në mënyrë të pavarur, sipas zgjedhjeve dhe prioriteteve të tyre”.

Presidenti i Republikës përgëzoi në mënyrë të veçantë donatorët e huaj që mbështesin integrimin në shoqëri të personave me aftësi të kufizuar, si: Ambasadën Amerikane në Tiranë, projektet e USAID dhe ato të Bashkimit Evropian.

Një mesazh të posaçëm Presidenti i Republikës përcolli për të gjitha organizatat dhe familjet që kontribuojnë për personat me aftësi të kufizuara: “Ju jeni shembulli i vërtetë i përkushtimit dhe kurajës. Misioni juaj për të mbështetur dhe fuqizuar komunitete të tilla është themelor për ndërtimin e një Shqipërie më të fortë e më gjithëpërfshirëse”.  

Në përpjekjet për të konsoliduar një kulturë më gjithëpërfshirës ndaj personave me aftësi të kufizuara, për të ofruar shërbimet e duhura mbështetëse në zbatim të detyrimeve ligjore për fëmijët dhe të rriturit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin se do të jetë krah veprimtarëve që kanë këtë mision të tillë: “Si President, unë angazhohem për të mbështetur një zbatim më të mirë të politikave që promovojnë barazinë dhe aksesueshmërinë. Gjithashtu, ftoj çdo institucion dhe çdo qytetar të jetë pjesë e kësaj përpjekjeje”.

Duke u ndalur te fëmijët me aftësi të veçanta, Presidenti Begaj u shpreh se ata kanë nevojë për shërbime të personalizuara, mbështetje edukative, terapi zhvillimi dhe burime që iu mundësojnë një jetë sa më të përmbushur.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti i Republikës u njoh me programet e organizatave dhe të aktivistëve që u shërbejnë personave me aftësi të kufizuar, si edhe ndoqi pjesët e interpretuara nga artistë me aftësi të veçanta.

Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

3 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
Para
Drejtori i Policisë në Lezhë del në terren. Kontrolle për mjetet e blinduara, xhamat e zinj dhe parkimet e gabuara

Drejtori i Policisë në Lezhë del në terren. Kontrolle për mjetet e blinduara, xhamat e zinj dhe parkimet e gabuara

Nën akuzë për fshehje pasurive, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani

Nën akuzë për fshehje pasurive, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani

Sula shkon në Kuvend me tabelën e çmimeve: Ushqimet bazë të shportës janë rritur me 79%!

Sula shkon në Kuvend me tabelën e çmimeve: Ushqimet bazë të shportës janë rritur me 79%!

TE FUNDIT

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
3 Korrik, 2025

Marina kolumbiane ka kapur një nëndetëse të operuar nga distanca në Detin e Karaibeve, e aftë të transportojë më shumë...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë dorëheqjen menjëherë, në një përshkallëzim...

Lexo më shumë

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
3 Korrik, 2025

Një valë brutale e të nxehtit po përfshin shumë pjesë të Evropës, duke i lënë miliona njerëz të përpiqen të...

Lexo më shumë

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
3 Korrik, 2025

Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com