Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj takohet me anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

2023/04/24 at 1:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj takohet me anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Institucionin e Presidentit anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me të cilët mbajti një leksion mbi objektivat strategjike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj vlerësoi Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes si një nga kurset më të mira në piramidën e arsimit ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Duke folur për situatën gjeopolitike, Presidenti Begaj tha ndër të tjera:

“Situata gjeopolitike globale është komplekse dhe mendoj që kjo situatë komplekse do të përcaktojë se si do të jetë e ardhmja në dekadat e mëpasshme. Ambienti ndërkombëtar i sigurisë dominohet nga sfidat strategjike që janë të ndërthura me njëra-tjetrën, të cilat kanë sjellë implikime jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare, por edhe për atë ndërkombëtare.”

Gjithashtu Presidenti Begaj u ndal në fjalën e tij te rajoni, duke thënë se Ballkani Perëndimor përfaqëson oborrin parësor të Bashkimit Evropian. Rajoni i gjithi ka bërë progres në rrugëtimin Euro-Atlantik, por ka shumë hapësira dhe situata potenciale paqëndrueshmërie.

Vëmendje Presidenti i kushtoi rëndësisë së vendosjes së dialogut të përhershëm dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dialog i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën Presidenti Begaj tha se duhet të qendërzohet në atë që ne e quajmë njohje formale reciproke.

Kreu i Shtetit shtoi më tej se arritja e marrëveshjes midis dy vendeve ishte një moment kyç, si dhe po ashtu ngjarja në Ohër e anekseve ishte një arritje që tregon se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë shumë më e mirë.

Presidenti Begaj foli dhe për kontributin e Shqipërisë në misione të ndryshme në botë:

“Shqipëria ka qenë kontributore, le të themi eksportuese e sigurisë. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë misione ndërkombëtare. Ka qenë në Afganistan, Irak, është në Bosnjë, Letoni, Bullgari dhe Kosovë. Do të jemi të pranishëm kudo do të na kërkohet dhe është e rëndësishme që të vazhdojmë rrugën tonë për të modernizuar Forcat e Armatosura, jo vetëm me pajisje dhe kapacitete të tjera të nevojshme, por edhe ashtu të mirëtrajtojmë personelin ushtarak.”/Opinion.al

Etiketa: Bajram BegajKursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ju sugjerojmë

Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
Aktualitet

Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Gjeloshajt! Gjekmarkaj: Retorika kërcënuese..

4 Gusht, 2025 9:40 am
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Vijon zjarri në malin e Skërficës/ Ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

4 Gusht, 2025 9:31 am
Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik
Aktualitet

Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik

4 Gusht, 2025 9:11 am
Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj
Bota

Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj

4 Gusht, 2025 8:56 am
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Trump dhe nëndetëset bërthamore: “Mesazhi për Putinin”?

4 Gusht, 2025 8:50 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump thotë se Witkoff mund të udhëtojë për në Rusi në ditët në vijim

4 Gusht, 2025 8:40 am
Raporti përfundimtar i SHBA zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan
Bota

Raporti përfundimtar i SHBA zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

4 Gusht, 2025 8:35 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Aktualitet

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025

4 Gusht, 2025 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2025

4 Gusht, 2025 8:14 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
Rama: Jemi në një kohë luftë për “mish njeriu”, duhet të mos humbasim krahë pune

Rama: Jemi në një kohë luftë për “mish njeriu”, duhet të mos humbasim krahë pune

BE: Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike

BE: Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike

Japonia miraton pilulën e parë të abortit, dekada pas vendeve të tjera

Japonia miraton pilulën e parë të abortit, dekada pas vendeve të tjera

TE FUNDIT

Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Gjeloshajt! Gjekmarkaj: Retorika kërcënuese..

Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
4 Gusht, 2025

Përmes një deklarate publike, nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me retorikën kërcënuese ndaj zëvendëskryeministrit...

Lexo më shumë

Vijon zjarri në malin e Skërficës/ Ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
4 Gusht, 2025

Është aktivizuar një vatër zjarri në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar përhapjen në zonat përreth,...

Lexo më shumë

Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik

Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik
4 Gusht, 2025

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përgatitjet për asfaltimin e rrugës lidhëse...

Lexo më shumë

Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj

Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj
4 Gusht, 2025

Skandal i ri korrupsioni në Ukrainë: Pas protestave për përpjekjet për të zvogëluar kompetencat e agjencisë antikorrupsion, është zbuluar një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com