Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanshëm dhe ndihma që Liga Botërore Islame ka dhënë për Shqipërinë.
Begaj përgëzoi Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa për lidershipin në Ligën Botërore Myslimane, duke inkurajuar paqen dhe bashkëjetesën, duke ofruar ndihmë humanitare, duke nxitur dialogun me të gjitha kulturat dhe duke luftuar ekstremizmin përmes mesazhit për moderim e drejtësi.
“Me një mysafir të veçantë në ditën e festës së Fitër Bajramit, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Sh. T. Dr. Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.
E përgëzova që në lidershipin e tij Liga Botërore Myslimane është inkurajuese e fortë e paqes dhe bashkëjetesës, duke ofruar ndihmë humanitare, duke nxitur dialogun me të gjitha kulturat dhe duke luftuar ekstremizmin përmes mesazhit për moderim e drejtësi”, shkruan Begaj.