Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit, Zef Deda.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se lajmi për ndarjen nga jeta të Zefit prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran.
“Sot u shua ikona e humorit, Mjeshtri i Madh, Zef Deda!
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran.
Lamtumirë njeriut që solli gëzim në shtëpitë e shqiptarëve edhe në momentet e vështira”-shkruan Begaj.