Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së Papa Françeskut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj thotë se Papa u ngjit në qiell për të çuar atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu.
“Shenjtëria e tij, Papa Frençesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje.
Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona.
I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, shkruan Begaj.