Presidenti i Republikës Bajram Begaj nisi sot një vizitë dyditore në Kosovë.
Sipas një njoftimi zyrtar, Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime në 3 komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.
Gjatë kësaj vizite, Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës.