Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku u prit me nderime të larta shtetërore në Podgoricë nga homologu i tij, Jakov Milatović.
“Ne sot dakordësuam të inkurajojmë qeveritë e vendeve tona për më shumë projekte të përbashkëta, veçanërisht në zonat ndërkufitare.
Në këto zona, potenciali njerëzor, mundësitë ekonomike dhe trashëgimia unike kulturore mund të eksplorohen dhe të shfrytëzohen më mirë. Bashkë me mikun tim, Presidentin Milatović, mendojmë se do të ishte me shumë rëndësi planifikimi i vizitave të përbashkëta në këto zona.
Është shumë e rëndësishme të kemi marrëdhënie shumë të mira politike, por akoma më e rëndësishme është të kemi bashkëpunim ekonomik për të rritur mirëqenien e popujve tanë. Është shumë me rëndësi për vendet tona, është me rëndësi për rajonin dhe për vetë Bashkimin Evropian”, shkruan Begaj.