Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

2025/06/09 at 10:31 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në këtë konferencë të organizuar nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me CEELI Institute morën pjesë gjyqtarë përfaqësues të gjykatave të larta amerikane dhe krerët e gjykatave të larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës u ndal te përgjegjësia që kanë gjyqtarët e gjykatave të larta, duke theksuar rolin e tyre si garantë të drejtësisë, duke siguruar respektimin e ligjit dhe ruajtjen e të drejtave e lirive themelore të qytetarëve, si dhe ndërtimin e besimit të publikut te drejtësia.

“Ky rol kërkon profesionalizëm, integritet dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie publike”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Kreu i Shtetit theksoi se roli i gjyqësorit bëhet edhe më i rëndësishëm teksa shoqëritë e vendeve tona përballen me një larmishmëri sfidash, të cilat kërkojnë zgjidhje jo vetëm juridike, por edhe një frymë që reflekton vlerat tona të përbashkëta demokratike.

Presidenti Begaj u ndal në rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit, që “nuk është privilegj apo ekskluzivitet i një posti, por themel i demokracisë, garanci e paanshmërisë së gjykimit dhe kusht i domosdoshëm për një drejtësi që u shërben qytetarëve. Pavarësi do të thotë autonomi në gjykim, jo shkëputje nga përgjegjësia dhe llogaridhënia. Ajo është liri për të marrë vendime të drejta dhe objektive, larg çdo ndërhyrjeje apo influence politike e financiare”, theksoi ai.

Kreu i Shtetit u ndal në fjalën e tij edhe në dy parimet themelore që garantojnë besueshmërinë, drejtësinë dhe efektivitetin e sistemit  gjyqësor, siç janë transparenca dhe llogaridhënia.

Për Kreun e Shtetit: Ato janë ana tjetër e medaljes së pavarësisë së gjyqësorit, që të dyja së bashku garantojnë standardet e drejtësisë.

Presidenti i Republikës deklaroi edhe një herë nga kjo konferencë mbështetjen e tij për reformën në drejtësi, pavarësinë i institucioneve të reja të drejtësisë dhe përpjekjet e tyre në mbrojtje të të drejtave të individit dhe interesit publik, në dhënien fund të fenomenit të pandëshkueshmërisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Mbështes rezultatet e deritanishme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO. Këto rezultate u kanë dhënë atyre statusin e institucionit me besimin me të lartë publik në vend”, rikonfirmoi qëndrimin e tij në mbështetje të tyre Presidenti.

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Begaj garantoi mbështetjen e tij për të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe inkurajoi të vijojnë punën me profesionalizëm, pavarësi dhe integritet të plotë.

Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com