Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një kartoline në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar punëtorët për 1 Majin. Në këtë postim, Begaj shkroi se në 1 Maj nderohet dinjiteti i punës dhe në veçanti profesionet e vështira. Kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falënderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit.
“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare. Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!” – shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij në Facebook.