Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj mesazh gazetarëve: Të jeni frymëzues dhe të keni fuqinë e së vërtetës

2023/01/11 at 8:37 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj mesazh gazetarëve: Të jeni frymëzues dhe të keni fuqinë e së vërtetës

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dhënë një mesazh për mediat, duke theksuar se duhet të jenë zëri i së vërtetës.

Begaj është shprehur gjatë ceremonisë së organizuar me gazetarët se media do të ketë gjithmonë mbështetjen e Presidentit.

“Media duhet të ketë fuqinë e së vërtetës, të largpamjes dhe të frymëzimit si shumë simotra të saj me traditë demokratike. Është koha. Është mundësia. Ekziston edhe mbështetja. Të jeni frymëzues, referencë cilësie për të rinjtë që angazhohen me lajmin e median, dhe të arrini fuqinë e rolit që ju takon! .Përveçse pushteti i katërt, media është mision. Unë dua të shpreh mirënjohjen time për ju dhe të gjithë ata që i përkushtohen këtij misioni. E di që profesioni juaj ka vështirësitë e veta, që janë jo vetëm sfida profesionale, por kanë të bëjnë dhe me sigurinë ekonomike e kushtet e ushtrimit të profesionit tuaj. Tek unë dhe institucioni  i Presidentit të Republikës do të gjeni dëgjuesin e kujdesshëm dhe gatishmëri për mbështetjen që profesionistët e medias të kenë trajtimin, mirënjohjen dhe siguritë që meritojnë. Ju keni fuqinë e prezantimit të realiteteve të cilat mund t’i njohim më mirë e më ndryshe veçanërisht prej jush. Për këto realitete, cilat do qofshin ato, e sidomos për sa i përket veprimtarisë sime dhe Institucionit të Presidentit: Ju siguroj se nuk do të ketë kërkesa të asnjë lloji për kohën dhe mënyrën e paraqitjes së tyre. Detyra jonë është t’ju ofrojmë gjithë informacionin dhe mbështetjen që e kërkon ligji, demokracia, dhe angazhimi qytetar”,- tha Begaj.

Por kreu i shtetit foli me rezerva sa i takon nivelit mediatik nga lajmi i rremë tek fjalori pa asnjë lloj filtri cilësie.

“Më lejoni të shpreh një shqetësim që e ndaj me shumë shqiptarë të brezave të ndryshëm. Hapësira jonë mediatike nuk është në nivelin të cilin e kërkon shoqëria shqiptare. Shumë shpesh mediat, shndërrohen në fushë-betejë politike, ku çdo gjë është e mundur, që nga lajmi i rremë tek fjalori pa asnjë lloj filtri cilësie. Kritika e risitë e sjella nga mediat e rrjetet sociale mund të jenë udhërrëfyese të shoqërisë drejt arritjeve të saj. Por, është e trishtë kur kjo mundësi shfrytëzohet për të përhapur baltën e ambicieve të vogla të kujtdo ka llogari të hapura, me histori personale, ose me historinë a drejtësinë e këtij vendi”,-u shpreh Begaj.

Ju sugjerojmë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

24 Dhjetor, 2025 1:59 pm
Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
Bota

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

24 Dhjetor, 2025 11:40 am
Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
Bota

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

24 Dhjetor, 2025 10:36 am
Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
Aktualitet

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

24 Dhjetor, 2025 10:04 am
Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë
Aktualitet

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë

24 Dhjetor, 2025 9:48 am
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian
Bota

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

24 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përmbytje masive në jug të Francës
Bota

Përmbytje masive në jug të Francës

24 Dhjetor, 2025 9:32 am
Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar
Aktualitet

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 Dhjetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

24 Dhjetor, 2025 8:59 am
Para
Video/ “Faqen ta prek içik kështu”, zyrtari i Tatimeve i fut duart koleges

Video/ “Faqen ta prek içik kështu”, zyrtari i Tatimeve i fut duart koleges

Kolegia e refuzoi, zyrtari i tatimeve e dhunon fizikisht. E dhunuara shkarkohet nga puna

Kolegia e refuzoi, zyrtari i tatimeve e dhunon fizikisht. E dhunuara shkarkohet nga puna

Daçiç: Do të përkeqësojmë marrëdhëniet me KE nëse Kosova pranohet si vend anëtar

Daçiç: Do të përkeqësojmë marrëdhëniet me KE nëse Kosova pranohet si vend anëtar

TE FUNDIT

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
24 Dhjetor, 2025

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës më 22 dhjetor, Albi Kryeziu,...

Lexo më shumë

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
24 Dhjetor, 2025

Dy oficerë policie dhe një person tjetër kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në Moskë, kanë bërë të...

Lexo më shumë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
24 Dhjetor, 2025

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit më shpejt se sa pritej në tremujorin e tretë, e nxitur nga shpenzimet...

Lexo më shumë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
24 Dhjetor, 2025

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com