Aktualitet

Begaj: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, premtim i vonuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 15/08/22 |
Opi Nion

Në konferencën për mediat me homologen Vjosa Osmani, Presidenti i Shqipërisë,  Bajram Begaj u ndal te liberalizimi i vizave të Kosovës.

Begaj siguroi homologen Vjosa Osmani se do të vijojë mbështetja e Shqipërisë edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO teksa vlerësoi se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë.

 Më tej, presidenti theksoi se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit, për të cilën unë e sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv, sa më parë të jetë e mundur.  Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë.  Ne mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vlerësojmë se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishte vendimi i duhur”, tha Begaj.

 

 

Pas