Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj: Kampionati është fitore për tifozët shqiptarë

2024/06/19 at 1:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Begaj: Kampionati është fitore për tifozët shqiptarë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka dhënë një intervistë për DW, ku ka folur për sukseset e kombëtares, marrëdhëniet me Kosovën dhe Greqinë, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe diasporë.


Deutsche Welle: Zoti President, kryefjala këto ditë në Gjermani është futbolli. Si e vlerësoni lojën e deritanishme të kombëtares shqiptare?

Bajram Begaj: Përshëndetje, kënaqësi të jem në këtë intervistë me ju, padyshim që kryefjala botërore tani është futbolli. Dhe për mua si President i Republikës së Shqipërisë është ekipi kombëtar i Shqipërisë. Jam shumë i kënaqur me ekipin kombëtar, ju uroj shumë suksese dhe besoj se dhe Kampionati Evropian i Futbollit është fitore për tifozët shqiptarë, për tifozët kuqezi.

Çfarë roli mund të luajë kjo pjesëmarrje e Shqipërisë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në Evropë?

Unë mendoj që imazhi i Shqipërisë në Evropë është i përmirësuar goxha vitet e fundit. Shqipëria është prezente në faqet e para të mediave botërore, për faktin që turizmi në Shqipëri vitin e shkuar ishte një shifër rreth 10 milionë turistë, këtë vit mendohet dhe parashikohet që të jenë rreth 15 milionë turistë. Kjo tregon që Shqipëria ka një rol të rëndësishëm, sidomos zhvillimi i Shqipërisë, siguria dhe ajo çfarë bën në arenën ndërkombëtare është shumë e mirëpritur dhe e respektuar.

Ju do të takoheni edhe me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Cilat janë pritshmëritë tuaja për rolin e Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe rajonit?

Patjetër është kënaqësi të mirëpritem nga Presidenti i Gjermanisë. Është kënaqësi që do të vazhdojë bisedën miqësore të zhvilluar dy vite më parë në Shqipëri, në lidhje me bashkëpunimin bilateral midis Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, në lidhje me procesin e integrimit në BE, po ashtu edhe për ngjarjet e rajonit.

Ne patëm zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe kemi vënë re një shtyrje nga e djathta. A keni frikë se kjo do ta ngadalësojë pak procesin e zgjerimit?

Unë nuk kam asnjë frikë. Pritshmëritë tona janë që procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE do të jetë një proces strategjik për Evropën dhe jetik për Ballkanin Perëndimor. Besoj shumë që ky proces të përshpejtohet.

Ballkani Perëndimor ka nevojë për Evropën dhe besoj se Shqipëria është në avangardë të këtij procesi për faktin që është kampione e bashkëpunimit rajonal, ndikon shumë për miqësitë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe aspiratën dhe ëndrrën për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Ju e thatë vetë, ju jeni promotor i bashkëpunimit rajonal. Nga ana e Kosovës ka shpeshherë pakënaqësi. Ministrja e Jashtme thotë se politika e Shqipërisë ndaj Serbisë do të duhet të kalojë nëpërmjet Kosovës. Ju çfarë mendimi keni për këtë?

Kosova është interesi më madhor i Shqipërisë, Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në çdo organizatë ndërkombëtare dhe çdo iniciativë rajonale përmendet dhe mbrohet Kosova. Patjetër që ne do të kemi këtë bashkëpunim dhe në të ardhmen nuk mendoj që ka vend për pakënaqësi. Ne jemi aty, do të jemi gjithmonë në mbështetje të Kosovës. Para dy ditësh isha në Kosovë, mora pjesë në festimet e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kjo tregon që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera.

Marrëdhënie shumë të mira kemi, thotë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, edhe me Greqinë, por Greqia e ka bllokuar procesin e integrimit për shkak të çështjes Beleri. Si mund t’i tejkalojë Shqipëria këto sfida?

Shqipëria i ka bërë më së miri detyrat e shtëpisë. Shqipëria ka kaluar me sukses procesin e screening, ka hapur konferencën e parë ndërministrore dhe pret për hapjen e kapitullit të parë që ka të bëjë me kapitullin themelor të legjislacionit. Nuk besoj se çështjet bilaterale do të ndikojnë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ju jeni president i të gjithë shqiptarëve, edhe atyre që janë jashtë atdheut. Si i adresoni ju problemet e shqiptarëve në Serbi kur flisni me kolegët tuaj?

Patjetër që e kam përgjegjësi kushtetuese të mbroj shqiptarët kudo ku ata punojnë e jetojnë dhe një prej tyre është komuniteti shqiptar që jeton në Luginën e Preshevës. Unë në fjalën time në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kam ngritur shqetësimin në lidhje me shpopullimin e rajonit të Luginës së Preshevës, me pasivizimin e adresave, dhe besoj se është në nderin tonë që të vazhdojmë të mbrojmë interesat e shqiptarëve në këtë Luginë.

Ju u takuat me diasporën shqiptare. Një problem kryesor për diasporën është edhe mungesa e mundësisë për të votuar në vendet ku jetojnë. Si po angazhoheni ju për ta realizuar këtë?

Unë kam bërë disa takime me diasporën shqiptare dhe sot bëra një takim për diasporën që jeton në Berlin. Patjetër që për mua diaspora është frymëzim, është me idetë e saj e nevojshme për të kontribuar në atdhe, dhe besoj se bota e diasporës do të adresohet dhe përfaqësimi politik i tyre do të jetë i mirëpritur.

Një problem mbetet çështja e brendshme, panorama ndërpartiake në Shqipëri, marrëdhëniet pozitë-opozitë, të cilat akoma nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive për vendin. Çfarë mund të bëni ju për të pajtuar më shumë?

Në zbatim dhe në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë unë jam President i Shqipërisë dhe qëndroj mbi palët, nuk merrem me politikën e ditës. Kjo nuk do të thotë që unë nuk e ndjek, që nuk jam i vëmendshëm karshi politikës së ditës, por gjithsesi, në çdo mesazh timin, të cilin ma lejon kushtetuta t’ia adresoj Kuvendit apo ta adresoj në takime të rëndësishme me ambasadorët e huaj apo në ngjarje të rëndësishme në vend, kam adresuar nevojën për të pasur një komunikim dhe dialog të qëndrueshëm midis opozitës dhe pozitës, sepse mendoj që vendi i duhur për të ballafaquar idetë është parlamenti. Është parlamenti ai që duhet të bëjë ligjet dhe të adresojë zgjidhjet në interes të qytetarëve, në interes publik, në interes kombëtar, në interes të të gjithëve.

Në vjeshtë zhvillohet për herë të dhjetë procesi i Berlinit. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky takim?

Patjetër që unë e shikoj procesin e Berlinit si një proces që duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Vitin e shkuar patëm fatin ta organizojmë procesin e Berlinit me mjaft sukses dhe të gjitha ato elementë që lidhen me adresimin e çështjeve për tu zgjidhur, gjatë këtij samiti do të adresohen për zgjidhje dhe do të gjejmë vendin e merituar.

Çfarë parashikoni për ndeshjen Kroaci-Shqipëri?

Nuk jam i mirë për parashikime, por shpresoj shumë që ekipi kombëtar shqiptar të fitojë dhe dua që të fitojë./DW



Ju sugjerojmë

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë
Kryesore

“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë

21 Nëntor, 2025 4:06 pm
Ish-mbrojtësi Milanit: Më shumë flitej për mua se për Ronaldon, periudhë e errët…
Sport

Ish-mbrojtësi Milanit: Më shumë flitej për mua se për Ronaldon, periudhë e errët…

21 Nëntor, 2025 3:16 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Deklaratat për Ballukun, Berisha-Ramës: Edvin, asgjë në botë nuk të shpëton

21 Nëntor, 2025 2:24 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese

21 Nëntor, 2025 2:20 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 Nëntor, 2025 1:45 pm
Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës
Politikë

Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës

21 Nëntor, 2025 1:13 pm
Para
Video/ Gjithçka gati për takimin me Kroacinë, ja fanellat që do të mbajnë veshur sot lojtarët e kombëtares 

Video/ Gjithçka gati për takimin me Kroacinë, ja fanellat që do të mbajnë veshur sot lojtarët e kombëtares 

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK, Prokuroria e Tiranës: Ekzekutuam letërporosinë e Kosovës

Hapën qendra masazhesh me qëllim prostitucioni, Prokuroria sekuestron pasuritë e dy vëllezërve në Tiranë 

VIDEO/ Tifozët Kuq e Zi “pushtojnë” rrugët e Hamburgut, Rama: Jeni lojëtari i 12-të

VIDEO/ Tifozët Kuq e Zi “pushtojnë” rrugët e Hamburgut, Rama: Jeni lojëtari i 12-të
















TE FUNDIT

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
21 Nëntor, 2025

Liderët evropianë po punojnë për një “kundërpropozim” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke ndërtuar një plan paqeje të...

Lexo më shumë

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
21 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka kërkuar mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile për Qarkun Gjirokastër. Takimi do zhvillohet në...

Lexo më shumë

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
21 Nëntor, 2025

Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është...

Lexo më shumë

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
21 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com